Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Te nashencit në Gorën e Kukësit (VIDEO)

Rruga drejt njerëzve të vërtetë...

Nënë Kadire nga Gora
Foto: Krasimir Martinov

Midis maleve të Sharrit, Korabit dhe Koritnikut ndodhet rajoni historiko-gjeografik i Gorës, popullsia e të cilit e quan veten "torbeshë", "bullgarë", "nashenci"... Sot kufiri verilindor i Shqipërisë e ndan Gorën në dy pjesë - në lindje, në të ashtuquajturën Gora e Prizrenit në Kosovë e cila përfshin 19 fshatra dhe në perëndim është Gora e Kukësit në Shqipëri e cila përfshin 9 fshatra të tjera që ndodhen në juglindje të qendrës bashkiake të qytetit të Kukësit.


SHIKONI VIDEON:


Një ekip i Radio Bullgarisë vizitoi fshatin Cërnalevë në Gorë. Për të arritur atje, u nisëm në juglindje nga Kukësi, një qytet me një popullsi prej afro 17,000 banorësh. Kushdo që e ka vizituar Shqipërinë me makinë tashmë e di cilësinë e ndërtimit të rrugëve këtu. Por për të arritur në Cërnalevë nuk ishte e lehtë – rruga për atje nuk është e asfaltuar. Në fakt, është një rrugë e ngushtë dhe e rrezikshme malore, ku mund të shkohet vetëm me xhip ose automjete të tjera fuoristrade.

Mirijan Dauti
Personazhet në video janë mësuesit nga fshati Cërnalevë - Mirijan Dauti dhe Aleks Llukovi, nënkryetari i Bashkisë së Kukësit Agron Nuredinaj dhe nënë Kadire, e cila ruan kujtimet e 50 viteve më parë kur e sollën si nuse në fshatin Cërnalevë mbi një kalë, për t'u martuar me Osmanin…

Aleks Llukovi
Banorët e fshatrave gorane janë myslimanë. Sipas burimeve të ndryshme, islamizimi i tyre ndodhi midis shekujve XVI dhe XIX dhe deri në fillim të shekullit të ХІХ -të ata kryenin fshehurazi ritet ortodokse, me shpresën për t'u rikthyer drejt krishterimit (A. Selishçev, 1929).

Agron Nuredinaj
Sot në Gorë e ruajnë ende gjuhën arkaike bullgare dhe, siç thonë ata vetë, ne në shtëpi flasim gjuhën tonë “nashenski”, ndërsa në shkollë mësojmë shqip. Ju mund të mësoni më shumë për jetën e tyre nga postimet tona:
Foto: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

2 janari - Dita e Shën Silvestrit

Më 2 janar Kisha Ortodokse nderon Shën Silvestrin. Një papë romak që jetoi në shekujt të III-IV, i cili, sipas legjendës, pagëzoi perandorin Konstandin I të Madh. Populli ynë e nderon Shën Silvestrin si shenjtori mbrojtës i kafshëve,..

botuar më 24-01-02 3.26.MD

Festojmë Rrethprerjen e Zotit Jizu Krisht dhe Shën Vasilit të Madh

Më 1 janar Kisha Ortodokse Bullgare kremton Rrethprerjen e Zotit tonë Jizu Krisht. Në ditën e tetë pas lindjes së tij, Krishti u dërgua në tempull për t'iu kushtuar Perëndisë dhe për të përmbushur traditën e Rrethprerjes ose Pagëzimit të Dhiatës së..

botuar më 24-01-01 10.54.PD

Dita e Shën Stefanit – festë e ndritshme për të gjithë bullgarët

Më 27 dhjetor, Kisha Ortodokse kremton kujtimin e martirit të parë të krishterë - Shën Stefanit. Ashtu si Krishti, ai mund të bënte mrekulli duke vënë duart mbi të sëmurët dhe ata shëroheshin. E megjithëse të dhënat për jetën e tij janë të pakta, në..

botuar më 23-12-27 5.45.PD