Më 22 mars, me filmin bullgar "Kurthi", në kryeqytetin tonë detar Varna fillon edicioni i XV-të i "Sofia Film Fest", njoftojnë organizatorët nga "Artin Vision". Nga 22 deri më 30 mars, adhuruesit e artit kinematografik në Varna mund të shohin një përzgjedhje prej 20 titujsh. Mes tyre janë filmat e vlerësuar me “Palmën e Artë”, nominimet për “Oscar”, “Globi i Artë” dhe LUX 2024”, shtojnë organizatorët. Filmi "Kurthi" është një bashkëprodhim i Bullgarisë dhe Gjermanisë. Ai është pretendues për çmimin e madh në festivalin "Sofje - Qyteti i Kinemasë". Regjisorja është Nadezhda Koseva, e njohur për debutimin e saj të filmit me metrazh të plotë “Irina”, fitues të mbi 20 çmimeve ndërkombëtare. Ajo është anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit dhe themeluese e fondacionit “KinoKlas”, me të cilin së bashku me kolegët e saj u mëson artin filmik fëmijëve nga e gjithë Bullgaria.
Më 22 shkurt në Bratisllavë do të prezantohet ekspozita virtuale “Të pyesim Sirakun – 140 vjet nga lindja e Sirak Skitnik”. Ekspozita, një punë e profesorit të Akademisë Kombëtare të Arteve, Prof. Bojan Dobrev si dhe një ekip nga programi Hristo Botev,..
Margarita Stojkova është ndër dhjetë yjet në ngritje të Berlinales. Ajo u nderua në festivalin prestigjioz të filmit evropian për rolin e saj në filmin e Jana Titova "Diada". Çmimi është nën programin “Shooting Stars” (Yje në ngritje) të organizatës..
Një grup prindërish nga qyteti gjerman Koblenz janë arsyeja e themelimit të shkollës bullgare të së dielës "Bukvar" në qytet. Që nga viti 2021, tashmë është pjesë e listës së shkollave bullgare të së dielës jashtë vendit, të hartuar nga Ministria e..
"La Sapienza" në Romë është një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze italiane, i themeluar në vitin 1303. Në ditët e sotme është..