Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë – po rritet numri i skeptikëve

Ukrainasja me rrënjë bullgare Tetjana Staneva: Mbaruam! Nuk kanë më kë të mobilizojnë

Foto: EPA/BGNES

Kanë kaluar dy vjet nga ai mëngjes shkurti i vitit 2022, i cili ndryshoi jetën në Evropë dhe më gjerë dhe bëri një ridemensionim të marrëdhënieve në një sërë sferash midis Botës dhe Federatës Ruse.

Megjithatë, në rreshtat e mëposhtëm, nuk do të shqyrtojmë sasinë e dëmit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të ekonomisë botërore të provokuar nga lufta në Ukrainë, por do të përpiqemi të paraqesim dy histori emocionale personale për jetën e dy grave - bullgareve besarabe, gjatë kohës së luftës. Njëra është regjisore, tjetra mësuese, të dyja i bashkon dashuria për Ukrainën - atdheun e tyre. 

"Nuk ka më njeri që nuk ka humbur nga kjo luftë" - pohon regjisorja Tetjana Staneva në një intervistë për Radio Bullgarinë dhe shton se rritet me ritme alarmante numri i qytetarëve që po humbasin shpresën:

Tetjana Staneva

"Unë qëndrova në Ukrainë dhe shkoj në Bullgari kur kam punë në disa projekte, por në fakt jetoj në Ukrainë. Familja ime është atje dhe për mua asgjë nuk ka ndryshuar plotësisht, sepse për mua lufta filloi në vitin 2014. Gjithmonë e kam dashur atdheun tim, Ukrainën, fshatin tim dhe lufta vetëm se e forcoi këtë. Megjithatë, me sa histori takohem dhe e di nga miqtë e mi që lanë shtëpitë e tyre dhe nuk do të kthehen kurrë... Më thuaj si mund të ndjehen këta njerëz dhe si të kenë shpresë për një jetë të re”.


Shumë nga të njohurit e saj largohen nga vendi dhe shpesh fillojnë punë krejtësisht të ndryshme, sepse duhet të mbijetojnë, të ushqehen dhe të ndihmojnë familjet e tyre. Një sërë projektesh filmike të Tetjanës gjithashtu janë pezulluar ose kanë humbur plotësisht, por pavarësisht vështirësive, ajo nuk dorëzohet.


Vdekja e liderit të opozitës ruse Alexej Navalni disa ditë më parë shkakton ndjenja të përziera te ukrainasit, por sipas Tetjanës kjo është një shenjë e qartë, se:

"Ky regjim do të mbajë pushtetin e tij, siç e kemi kuptuar më shumë se një herë - si në rastet e Boris Nemcovit edhe Anna Politkovskaja , ndërsa tani dhe Navalni. Rusia nuk ka asnjë shpresë për ndryshim. Ne e kemi parë këtë ndër shekuj, ndërsa një pjesë tjetër e njerëzve ka filluar ta kuptojë pas 24 shkurtit 2022. Që nga viti 2014, të gjithë janë përpjekur disi të flasin me të, të shpikin skema ekonomike që ta bënin të tërhiqej nga lufta. Dhe çfarë? – ata thjesht e ushqyen këtë bishë dhe ajo u bë më e madhe -  kujton Staneva dhe sinqerisht shprehet: - Ne mbaruam! Këtë dua të theksoj. Politikanët në vendin tonë po zihen me njëri-tjetrin se nuk kanë kë të mobilizojnë. Ata thjesht po i marrin njerëzit nga puna, por punën gjithashtu duhet ta bëjë dikush. Ekonomia është e rrënuar dhe si aparat shtetëror nuk do të mund ta përballojmë nëse të gjithë shkojnë në luftë."

Historia personale e Nina Bikovskës gjithashtu lidhet drejtpërdrejt me luftën, pasi bashkëshorti i saj është oficer. Fillimi i ofensivës ushtarake e gjeti në Ukrainën Lindore, ku ndodhet edhe sot e kësaj dite. Gruaja e tij komunikon me të përmes mesazheve. Ajo kujton se në ditët rreth 24 shkurtit 2022, e kishte shumë të vështirë të kuptonte se çfarë kishte ndodhur, por shpejt e kapërceu hutimin dhe filloi veprimet e saj vullnetare:

"Mblodhëm veshmbathje, ushqime, ilaçe - kujton sot Nina. - Njerëzit sillnin vetë para dhe me to blemë gjithçka që u duhej djemve tanë dhe ua çuam me leje speciale në vende të caktuara. Ne vazhdojmë t'u blejmë dhe tani kjo është dipka më e lehtë, sepse ne kemi hapur një llogari bankare dhe njerëzit që kanë mundësi mund ta financojnë atë”.

Nina Bikovska

Vajza e saj e madhe dhe vëllai i saj jetojnë në Bullgari - Sofje dhe Varna, dhe gjithashtu mbledhin dhe dërgojnë para për veshjet dhe gjërat e tjera të nevojshme. “Me fondet e mbledhura nga ata dhe kolegët e tyre, arritën të blejnë edhe një dron”, shpjegon Nina. Megjithatë, ai hasi në probleme me autoritetet lokale në Bolgrad:

“Ne iu drejtuam atyre me një kërkesë për ndihmë konkrete. Djemtë kanë nevojë për dronë, makina, pajisje të tjera. Ne pyetëm kryetarin dhe përgjigja ishte se ata nuk kanë ndërmend të blejnë gjëra të tilla, pavarësisht se ata kanë fonde, sepse një përqindje shumë e madhe nga rroga e djemve tanë shkon në bashki. Prandaj ne mbështetemi vetëm te njerëzit që kuptojnë se çfarë na duhet.”

Në jetën e saj të përditshme jashtë vullnetarizmit, gruaja është mësuese në Bolgrad, ku mëson edhe fëmijët e kopshtit. Shumë prej tyre nuk mund të ambjentohen dhe mezi i durojnë njoftimet për sulme ajrore, megjithëse venstrehimet janë të pajisura me gjithçka të nevojshme për një proces arsimor të plotë, ka muzikë, lodra dhe vizatime... Por me luftën nuk mund të mësohesh, ajo e “ha” humanizmin dhe shpresën!

Lexoni më tepër:

Foto: EPA/BGNES, BGNES, arkiva personale

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu emblematik i mbuluar i Sofjes së shpejti do të jetë sërish i hapur për vizitorët

Riparimi i shumëpritur në shkallë të gjerë dhe restaurimi i pamjes dhe funksioneve origjinale të ndërtesës të njohur si " Halite "  në Sofje tani ka përfunduar. Vizitorët e parë do të mund të hyjnë dhe të blejnë atje më 23 maj. Kjo u raportua për..

botuar më 24-05-19 8.20.PD

Një kopje e "Thesarit të Artë të Panagjurishte" është ekspozuar në Burgas

Në Muzeun Arkeologjik në Burgas (Blvd. "Aleko Bogoridi" 21) u hap ekspozita "Thesari i Artë i Panagjurishtes". Kopja muzeale e thesarit më të famshëm bullgar është kthyer së fundmi nga një vizitë në Dubai dhe tani është e ekspozuar në sallën "Tresor" të..

botuar më 24-05-19 7.10.PD

Kuzhina etnike, kostume të lashta dhe orkide në "Natën Evropiane të Muzeve" në Burgas dhe Nesebër

Muzeu etnografik në Burgas do të mbajë erë ushqimi. Aty, drejtori i muzeut, dr. Milen Nikollov, do të demonstrojë personalisht kuzhinën etnike dhe aftësitë e tij në kuzhinë. Ai do të gatuajë mish derri me lëpjetë, qepë të njoma dhe mente sipas një recete..

botuar më 24-05-18 8.05.PD