Nga data 20 deri më 28 janar, romakët dhe të ftuarit e Qytetit të Përjetshëm mund të vizitojnë ekspozitën "Bukuria e mozaikëve romakë (shek. I-VI). Zbulime në trojet bullgare” nga Katja Badinska-Lekova. Ekspozita ndodhet në galerinë "Bullgaria" në rrugën "Monte Brianzo" 60 në qendrën historike të kryeqytetit italian. Organizator i aktivitetit është Instituti Bullgar i Kulturës në Romë.
Katja Badinska-Lekova pikturon që nga vitet 70 të shekullit të 20-të dhe ekspozita e saj e parë ishte në vitin 1981 në Sofje. Ajo pikturon me bojëra vaji, kalon në pastel, ndërsa vitet e fundit autorja punon edhe me bojëra akrilike në xham. Ka piktura në koleksione private në Bullgari, Gjermani, SHBA.
Estetika e veshjes së lashtë prej guri, me figurat dhe miniaturat mbi të, ka emocionuar prej kohësh ndërgjegjen e Katja Lekovës. Është me profesion kimiste dhe pedagoge universiteti, por edhe njohëse e shkëlqyer e veprave klasike të artit. Ajo vetë e di se për sa punë dhe frymëzim ka nevojë autori duke krijuar një nga veprat e tij, ndaj nuk dëshiron të imagjinojë se një ditë kryeveprat e lashtësisë, si mozaikët, do të zhduken nga trojet tona. Ajo i kushtoi shumë kohë dhe fonde personale udhëtimeve dhe fotografimit të vendeve ku ka edhe fragmente të vogla të mozaikëve. Misioni i saj nuk mbaron me kaq. Pasi i filmon, ajo në mënyrë krijuese përpiqet t'i transferojë duke përdorur një teknikë të veçantë në xham, mësojmë nga materiali i Gergana Mançevës për Radio Bullgarinë. Më shumë për krijimet unike të autores origjinale bullgare do të mësoni nga botimi: Katja Lekova rikrijon mozaikë romakë mbi qelq nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Foto: BKI - Romë
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..
Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..
Përkthyesit Jan Mahei (Republika Çeke), Elvira Bormann (Gjermani), Hanna Sandborg (Suedi), Hanna Karpinska (Poloni) dhe Livia-Maria Nistor (Rumani) do të jenë rezidentë deri në tetor në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit. Shtëpia është një projekt..
Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”)..