Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pavioni bullgar në Bienalen Veneciane - shtëpia e "Fqinjëve"

Trauma e së kaluarës komuniste dhe mënyra se si flasim apo heshtim kur bëhet fjalë për të është në qendër të projektit

Foto: BTA

Për të tretën herë radhazi dhe për të njëmbëdhjetën herë në historinë e saj, Bullgaria do të marrë pjesë me pavijonin e saj në Bienalen Veneciane të Artit. Këtë vit, forumi do të zhvillohet nga data 20 prill deri më 24 nëntor në Itali. Në konkursin kombëtar të shpallur nga Ministria e Kulturës morën pjesë gjithsej 17 projekte, ndërsa fituesi u caktua nga një juri prej 7 anëtarësh e përbërë nga artistë dhe kritikë të shquar bullgarë, të kryesuar nga Prof. Dr. Venelin Shurellov.

“Ajo që bie në sy te të gjithë është angazhimi social dhe komenti politik, si dhe fakti që arti është i vetëdijshëm për funksionin e tij më së shumti social, sesa dekorativ dhe propagandistik” - beson ai. Një fakt që korrespondon drejtpërdrejt me temën e edicionit të 60-të të bienales ndërkombëtare - "Të huaj kudo" (Stranieri Ovunque). Bullgaria do të përfaqësohet nga projekti "Fqinjët".

Ai paraqet një vëzhgim shkencor, vizual dhe ndërveprues i kujtesës së dhunës politike që na ka lënë trashëgim e kaluara komuniste. Është vepër e Julian Chehirian, Krasimira Buceva dhe Prof. Lilija Topuzova. Një nga temat shumë komplekse dhe kontroverse për shoqërinë tonë sot, thotë prof. Venelin Shurellov.


"Përpjekja e tyre për të zbutur këtë problem të dhunës politike dhe dhunës së institucionalizuar ishte një qasje kyçe dhe mendoj se kjo është diçka që na bëri përshtypje. Vështrimi i kujdesshëm dhe delikat i rrëfimit të viktimave, të dëshmitarëve të këtyre ngjarjeve traumatike është mbresëlënës në përmbajtjen e tij. Do të veçoja gjithashtu rolin e teknologjisë si një zgjidhje shumë interesante."

“Fqinjët” është rezultat i një kërkimi afro 20-vjeçar dhe një bashkëpunimi 8-vjeçar mes tre autorëve, të cilët vendosen bindshëm në fushën e punës shkencore dhe kërkimore. Projekti tashmë është shfaqur në Galerinë e Arteve të qytetit të Sofjes në fund të vitit 2022, si dhe në Toronto dhe Princeton, por për hapësirën ekspozuese të Bienales Veneciane është plotësuar dhe përshtatur për Sala Tiziano në Centro Culturale Don Orione Artigianelli, e cila ndodhet pranë urës së Akademisë në Venecia. E gjithë hapësira do të kthehet në një shtëpi të vërtetë e kujtesës me dhoma të ndryshme, thotë kuratori i “Fqinjët” Vasill Vlladimirov.

Prof. Venelin Shurellov

“E para është dhoma e ndenjes, vendi më publik i një shtëpie. Ajo i kushtohet njerëzve që kanë përjetuar represion politik dhe flasin hapur për të. Në këtë pjesë vizitorët do të dëgjojnë mjaft qartë intervistat e bëra nga autorët tanë, do të ketë projeksione dhe tinguj të ndryshëm nga kampet e dikurshme në Lloveç dhe Belene. Dhoma e dytë i dedikohet njerëzve që e kujtojnë atë kohë, por për arsye të ndryshme zgjedhin të heshtin ose të flasin në mënyrë të paqartë dhe indirekte për të. Në këtë hapësirë ​​tingujt do të bëhen më të heshtur dhe abstrakte. Derisa të arrijmë në dhomën e tretë - kuzhinën, ku të gjitha objektet që ngjajnë me mobiljet e kuzhinës janë të lyera me të ngjyrë të bardhë. Nuk ka më fjalë atje. Gjithçka është reduktuar në abstraksion, dhe kjo dhomë i kushtohet njerëzve që nuk kanë pasur kurrë mundësi të flasin - ata që janë ndarë nga kjo botë dhe ata që nuk kanë kujtime nga ajo kohë. Do të ketë mobilje dhe objekte të ndryshme që përmes mekanizmave do të lëvizin nga ndonjë veprim i vizitorëve, që është pjesë e përvojës personale të historisë nga ana e audiencës”.

Vasill Vlladimirov

"Projekti hedh dritë mbi një kapitull të errët të historisë bullgare, por gjithashtu na shtyn të reflektojmë mbi çështje më të gjera të identitetit, përkatësisë dhe pasojave të represionit politik, i cili nuk është vetëm sa i përket regjimeve komuniste. Në përgjithësi, ky është një projekt, i cili trajton një temë shumë më universale dhe i përgjigjet pyetjes se si dhe çfarë kujtojmë në kontekstin e përvojave traumatike, përfshirë ato kolektive."

Një fakt interesant është se për të tretën herë radhazi vendi ynë do të përfaqësohet në forum nga puna e artistëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Mes kufijve të dy botëve, sipas fjalëve të vetë Prof. Lilija Topuzovës, e cila jep histori në Universitetin e Torontos dhe ka bërë kërkime afatgjata mbi marrëdhëniet midis dhunës politike, heshtjes dhe traumës. Kolegu i saj Julian Chehiriane ndan kohën e tij midis qytetit Filadelfia në SHBA dhe Sofjes. Ai ka bërë studimet e doktoraturës për historinë e artit dhe shkencës në Universitetin Princeton (Princeton University). Në praktikën e tij artistike, Juliani krijon instalime multimediale hapësinore që përdorin hapësira arkitekturore dhe teknologji eksperimentale. Krasimira Buceva jeton në Londër. Ajo është pedagoge në Kolegjin e Komunikimit në Londër dhe pjesë e Universitetit të Arteve në Londër (University of the Arts London). Për shtatë vitet e fundit, ajo i është përkushtuar studimit dhe interpretimit të komunizmit të Evropës Lindore. "Fqinjët" është një bashkëpunim mes artistëve dhe shkencëtarëve, rezultati i të cilit është përtej veprës tradicionale të artit.


"Mendoj se nëse ne njerëzit që punojmë në fushën shkencore nuk mund t'ia tregojmë veprimtarinë tonë kërkimore një publiku më të gjerë, atëherë ajo nuk do të kuptohet kurrë. Për mua kjo është mënyra më e natyrshme për të treguar historinë dhe për të mundësuar të gjithë njerëzit që të jenë dëshmitarë të kësaj historie”.

"Projekti ynë hedh një vështrim mbi të kaluarën, por duke e rishqyrtuar - shton Dr. Nadezhda Xhakova për Radio Bullgarinë. - Ai u krijua nga një ekip që nuk është dëshmitar i drejtpërdrejtë i këtyre proceseve dhe i shqyrton ato nga një distancë kohore. Prandaj, pres objektivitet në leximin e historisë nga ana e tyre. E rëndësishme për projektin, si ndjesi dhe realizim, është se ai jep shpresë."

Dr. Nadezhda Xhakova

"E tashmja është tejet kontradiktore, shumë nga dëshmitarët e gjallë të kohës, shprehin indiferencë ndaj kujtesës, ndaj fantazmave të së shkuarës dhe sikur me dorë të lehtë përsërisin të njëjtat “lapsuse” historike që na kthejnë përsëri në viktima. Unë mbështes kategorikisht dhe tezën krijuese të autorëve se e kaluara jonë politike nuk është një kujtim i zbehur, por një e tashme shumë e prekshme dhe e ndjeshme. Interpretimet e së shkuarës do të jenë gjithmonë të polarizuara. Ne si shoqëri e shfaqim qartë këtë polaritet." – thotë prof. Shurellov.

Foto: BTA

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Summer Vibes Festival viziton sërish Vidinin

Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..

botuar më 24-06-01 7.45.PD

Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi ngrirjen e ligjeve për kulturën bullgare

Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..

botuar më 24-05-30 10.12.PD

Sofja mirëpret mysafirë në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit

Përkthyesit Jan Mahei (Republika Çeke), Elvira Bormann (Gjermani), Hanna Sandborg (Suedi), Hanna Karpinska (Poloni) dhe Livia-Maria Nistor (Rumani) do të jenë rezidentë deri në tetor në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit. Shtëpia është një projekt..

botuar më 24-05-29 11.07.PD