Një kartolinë me pamje nga Teatri Kombëtar i ri dhe një mbishkrim në anën e pasme - "Kujtim i hapjes së teatrit. Josef Shmaha, 1907" – është pjesë e ekspozitës virtuale që mund të shihet në faqen e Muzeut Historik Kombëtar. Ajo i kushtohet 120 vjetorit të themelimit të Teatrit Kombëtar në Sofje, i cili hapi dyert e tij më 3 janar 1904.
Specialistët e Muzeut Historik Kombëtar kanë mbledhur foto nga arkivat, postera, dokumente dhe kartolina që lidhen me historinë e ndërtesës emblematike të kryeqytetit, si dhe me veprimtarinë e artistëve të trupës, regjisorëve dhe mjeshtrave të skenës.
Në ekspozitë mund të shihni edhe një pamje të rrallë të barakës prej druri, ku mbaheshin shfaqjet e para nga trupat teatrore "Osnova" dhe "Sëllza i smjah", të cilat më vonë u bashkuan për të formuar Teatrin Kombëtar të Bullgarisë. Ndërtimi i ndërtesës zgjati gati 4 vjet. Аjo u krijua sipas një projekti të arkitektëve të famshëm Ferdinand Fellner nga Austria dhe Hermann Helmer nga Gjermania, ndërsa fondet për të u mblodhën përmes shitjes së pullave dhe biletave të lotarisë, organizuar nga Bashkia e Sofjes.
Foto: historymuseum.orgPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Januarius A. McGahan lindi 180 vjet më parë më 12 qershor. Me këtë rast, Muzeu Historik Rajonal në Plovdiv po shfaq një ekspozitë për jetën e gazetarit të guximshëm amerikan. Reportazhet e tij të quajtura "Letra nga ferri" në gazetën londineze..
Kur njeriu e njeh historinë, mund të luftojë që gjërat e mira të përsëriten dhe të këqijat të mos përsëriten. Me këto fjalë, ministri në detyrë i kulturës, Najden Todorov, hapi ekspozitën "Zotërinjtë e kripës: Provadia - Kriporja (5600-4350 p.e.s.)"..
Bullgaria është anëtare e BE-së që nga 1 janari 2007. Megjithatë, vendi ynë kishte përfaqësuesit e tij në Parlamentin Evropian (PE) edhe para anëtarësimit zyrtar. Në vitin 2005, Kuvendi Popullor zgjodhi 18 deputetë bullgarë të cilët kishin statusin e..
Januarius A. McGahan lindi 180 vjet më parë më 12 qershor. Me këtë rast, Muzeu Historik Rajonal në Plovdiv po shfaq një ekspozitë për jetën e..
Kur njeriu e njeh historinë, mund të luftojë që gjërat e mira të përsëriten dhe të këqijat të mos përsëriten. Me këto fjalë, ministri në detyrë i..