Në këtë ditë të vitit 2011 u largua nga kjo botë emblema e këngës popullore të krahinës trake, Nadka Karaxhova. Në moshën 73-vjeçare, ajo la pas qindra këngë të regjistruara për Radion Kombëtare Bullgare, Televizionin Kombëtar Bullgar dhe ish-kompaninë muzikore shtetërore "Balkanton".
"Mjeshtëri e klasës më të lartë - vetëm kështu mund të flitet për performancat e saj, shumica e të cilave janë bërë një shembull i arritjeve kryesore të artit të këngës popullore bullgare" - kështu e përshkruajnë specialistët fenomenin e Nadka Karaxhova. Adhuruesit e këtij zëri janë në të gjithë botën. Ajo njihet si për interpretimet e saj solo, ashtu edhe si pjesë e ansamblit legjendar “Filip Kutev”, kuartetit “Sllavej” (“Bilbili”), dhe e ansambleve të tjera muzikore. Dhe këngët e saj prej kohësh i kanë kaluar kufijtë e atdheut, duke u bërë pjesë e trashëgimisë muzikore botërore.
Le ta kujtojmë Nadka Karaxhovën me nderim dhe respekt në një botim të Radio Bullgarisë nga viti 2011 - "Ndarje me Nadka Karaxhovën", si dhe në materialet që lidhen me emrin e saj nga arkivi i Radio Bullgarisë.
Nderim në kujtim të këngëtares së madhe Nadka Karaxhova!
Përpiloi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Java e Ndritshme për të krishterët ortodoksë përfundon me Të Dielën е Thomait. Në këtë ditë, Kisha nderon kujtimin e Apostullit Thoma - një nga dymbëdhjetë dishepujt e Krishtit, i quajtur Thomai jobesimtar, sepse ai dyshoi në Ringjalljen ...
Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e vëllezërve të shenjtë dhe mbrojtësve të Evropës Kirili dhe Metodi , krijuesit e prototipit të alfabetit bullgar - alfabetit glagolik . Njoftimet e para me shkrim në literaturën tonë të..
Nënpresidentja Ilijana Jotova iu bashkua procesionit, i cili nderoi kujtimin e luftëtarëve të lirisë nga Perushica me rastin e 148 vjetorit të Kryengritjes së Prillit. Procesioni përfundoi në kishën “Shën Kryeengjëlli Mihaill”. Në fjalinë e rastit..