Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla e së dielës "Ivan Vazov" në Paris kërkon mbështetje për shfaqjet e saj kushtuar Bullgarisë

Foto: facebook.com/ecolebulgare.fr

"Ëndrrat tona kanë nevojë për mbështetjen tuaj!" - kështu nis apeli i shkollës bullgare "Ivan Vazov" në Paris, e cila feston 10 vjet nga themelimi i saj. Ekipi i mësuesve dhe këshilli i prindërve ftojnë të gjithë të mbështesin nismat e tyre bamirëse me një donacion. Ideja është organizimi i një konkursi letrar ndërkombëtar "Penda magjike" për krijimtarinë në gjuhën bullgare, si dhe krijimi i një kënge dhe një videoklipi bazuar në poezinë "Vazovçeta", që i kushtohet po ashtu gjuhës sonë.


Fondet nga fushata e Shkollës të së Dielës në Paris do të nevojiten gjithashtu për të organizuar një koncert të madh për përvjetorin më 19 maj 2024, kushtuar heroit mbrojtës të shkollës. Sipas prindërve dhe mësuesve në Paris, për ta emri "Vazovçe" është sinonim i individëve të frymëzuar që kontribuojnë në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës bullgare në mbarë botën. Këtu lindi ideja për të krijuar një këngë dhe video të bukur për t'u përhapur në komunitetet bullgare në mbarë botën.

Teksti i poemës “Vazovçeta” është shkruar në kursin e gazetarisë dhe shkrimit krijues në shkollën e së dielës, ndërsa muzikën e ka bërë Georgi Zajkov, i cili po ashtu mbështet misionin atdhetar.

Foto: Shkolla e së dielës "Ivan Vazov" në Paris

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Një bullgar u mëson fëmijëve në Ugandë këngë dhe valle popullore bullgare

Nxënësit në Ugandë mësojnë të këndojnë këngë bullgare dhe të luajnë vallet tona popullore. Kjo falë Daniell Delibashevit, i cili krijoi një shkollë në vendin afrikan dhe ndihmon fëmijët vendas. Ai u dekorua nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës,..

botuar më 24-06-02 8.35.PD
Foto: Kopshti i Fëmijëve

Një urë drejt së mirës - shembulli i mirë nga një kopsht bullgar

Qyteti i Breznikut, vendlindja e mbretit kombëtar të të qeshurit të hidhur Stojan Milenkov ,  ndodhet në Bullgarinë Perëndimore dhe është i treti më i madh në rrethin e Pernikut. Sipas të dhënave të fundit që nga marsi 2024, atje jetojnë 3 762..

botuar më 24-06-01 9.05.PD
Shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep

Shtëpia e Dimitër Talevit nuk është monument kulture

Shtëpia e lindjes së shkrimtarit Dimitër Talev në Prilep nuk është pjesë e trashëgimisë kulturore të mbrojtur, thuhet në qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut. Deklarata vjen një ditë pasi qeveria bullgare udhëzoi..

botuar më 24-05-31 1.19.MD