“Lludogorec” arritën sukses të madh pasi mposhtën me 1:0 në Razgrad (Bullgari Verilindore) skuadrën daneze “Nordsjælland” në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në “Ligën e Konferencave”. Kampioni bullgar i futbollit do të vazhdojë pjesëmarrjen në turne në pranverë. “Shqiponjat” kishin nevojë për një fitore dhe arritën në 3 pikët me një gol të vonuar.
Në fazën e 16-të në eliminimet direkte nga turneu, “Lludogorec” do të përballet me një skuadër nga “Liga Evropa”.Ylli olimpik i taekuondosë me origjinë nga Irani, Kimia Alizadeh, i solli Bullgarisë një titull evropian në garën e saj të parë nën flamurin bullgar. Iraniani i natyralizuar së fundmi fitoi medaljen e artë në kategorinë 62 kg në Kampionatin e..
Bullgari më i suksesshëm në tenis, Grigor Dimitrov, e nisi pjesëmarrjen në turneun “Masters” në Romë me fitore ndaj japonezit Yoshihito Nishioka me 7:5, 6:4 për 1 orë e 39 minuta lojë. Kundërshtar i Dimitrov në raundin e tretë do të jetë..
Një ekspozitë prej 60 fotografish me momentet më të paharrueshme të sportit bullgar dhe atij ndërkombëtar të viteve të fundit mund të shihet nga 10 deri më 21 maj në një galeri të hapur në "Urën e të Dashuruarve" pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës në..