Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Traditat austriake të Krishtlindjeve shfaqen në Burgas

13
Foto: BTA

Lodrat e vjetra të Krishtlindjeve me një histori të pasur dhe interesante mund të shihen për herë të parë në Bullgari. Ato janë pjesë e ekspozitës “Si i festojnë Krishtlindjet në Austri” në Muzeun Etnografik të Burgasit. Iniciatorja e aktivitetit është Doc.Dr.Radostina Ivanova-Mishineva, konsull nderi i Austrisë në Burgas, dhe realizimi i tij është në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Sindikatës Kulturore "BLAUES FENSTER"-Wagrain dhe Muzeut Historik Rajonal në qytetin tonë bregdetar.


Janë ekspozuar 38 eksponate nga koleksioni i Muzeut të Natës së Heshtur /“Silent Night Museum”/ dhe Muzeut të Shtëpisë Waggerl /Waggerl House Museum/ në qytetin austriak të Wagrain.

Lodrat e Krishtlindjeve janë nga fundi i shekullit të 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të. Të gjitha ato janë të dizajnuara për të dekoruar shtëpinë dhe pemën e Krishtlindjes dhe mbajnë shumë simbolikë në vetvete.

Përgatitjet për Krishtlindje në Austri nisin më 6 dhjetor, kur, ashtu si në Bullgari, festohet Dita e Shën Nikollës. Sipas traditës austriake, në këtë ditë zbukurohet pema e Krishtlindjes dhe poshtë saj vendosen dhuratat e gatshme dhe të mbështjella të Krishtlindjeve.


Ekspozita “Si i festojnë Krishtlindjet në Austri” do të qëndrojë në Muzeun Etnografik në Burgas deri në mars të vitit 2024. Në javët në vijim ajo do të shoqërohet nga një treg austriak i Krishtlindjeve, ku mund të provoni një gotë Glühwein aromatike – verë të gatuar në shtëpi për Krishtlindje me kanellë dhe karafil, dhe bukë tradicionale austriake me fruta të thata.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Foto: BTA

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kuzhina etnike, kostume të lashta dhe orkide në "Natën Evropiane të Muzeve" në Burgas dhe Nesebër

Muzeu etnografik në Burgas do të mbajë erë ushqimi. Aty, drejtori i muzeut, dr. Milen Nikollov, do të demonstrojë personalisht kuzhinën etnike dhe aftësitë e tij në kuzhinë. Ai do të gatuajë mish derri me lëpjetë, qepë të njoma dhe mente sipas një recete..

botuar më 24-05-18 8.05.PD

"Nata Evropiane e Muzeve" me një program ndërdisiplinor në shkallë të gjerë në Sofje

Për herë të 20-të Sofja i bashkohet “Natës Evropiane të Muzeve”. Iniciativa organizohet nga Instituti Francez në Bullgari, Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Sofjes të shtunën e tretë të majit. Në programin e natës, banorët dhe të ftuarit e kryeqytetit..

botuar më 24-05-18 7.15.PD

Fondacioni "Kujtesa Bullgare" punon me fëmijët në diasporat historike

Më shumë se 7000 fëmijë nga diasporat historike bullgare në Ukrainë, Moldavi, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri u bënë ambasadorë të idesë evropiane në vendet e tyre pas seminareve të Fondacionit "Kujtesa Bullgare". Këtë e tha kryetari i..

botuar më 24-05-17 9.47.PD