Gjatë 24 orëve në vijim do të fryjë erë e fortë dhe e stuhishme veriperëndimore, e cila do të intensifikohet deri në uragan gjatë natës duke u gdhirë e diela në Bullgarinë Verilindore. Me forcimin e erës, temperaturat do të ulen
Gjatë natës reshjet në vend do të vazhdojnë, në shumicën e zonave do të jenë nga shiu, ndërsa në zonat malore të Bullgarisë Perëndimore - nga bora. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 1° dhe 6°, në Sofje rreth 1°.
Të shtunën para mesditës do të ketë reshje në Bullgarinë Jugore dhe Lindore, kryesisht nga shiu, në zonat e larta - nga shiu dhe bora. Pas mesditës borë do të bjerë edhe në Bullgarinë Verilindore, ndërsa natën duke u gdhirë e diela në rajonet juglindore. Me ftohjen gjatë natës aty për pak kohë do të formohet një shtresë e hollë bore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 3° deri në 8°, në Sofje rreth 3°.
Në zonat malore do të mbizotërojë mot i vranët me reshje kryesisht bore. Në disa zona malore do të formohet mbulesë bore. Do të fryjë erë e fortë dhe e furishme veri-veriperëndimore dhe do të ketë kushte për stuhi. Temperatura maksimale në një lartësi nga 1200 m do të jetë rreth minus 2°, në 2000 m - rreth minus 8°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbizotërojë mot i vranët, ndërsa në bregdetin jugor do të ketë reshje të konsiderueshme shiu. Do të fryjë erë e fortë dhe e furishme. Temperaturat maksimale do të jenë 11°-13°. Temperatura e ujit të detit është nga 10° në bregun verior deri në 15° në atë jugor.
Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..
Trupat e ushtrisë bullgare do të marrin pjesë në aktivitetet solemne në kujtim të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, të cilat do të mbahen në të gjithë vendin. Më 1 qershor do të..
Deri më 31.12.2023, në Bullgari ka 1 104 198 fëmijë nën moshën 17 vjeç, ose 17,1% e popullsisë së përgjithshme. Këtë e tregojnë të dhënat e përgatitura nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe UNICEF-i i Bullgarisë, me rastin e 1 qershorit –..
Trupat e ushtrisë bullgare do të marrin pjesë në aktivitetet solemne në kujtim të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të vrarëve për lirinë dhe..
Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i..