Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Harallampi Taçev – artisti që e dinte se si ta bënte Sofjen një kryeqytet të bukur

Foto: arkiv

Ornamentet luksoze, eleganca dhe vëmendja ndaj detajeve - kjo është ajo që dallon fasadat dhe dekorimin e brendshëm të atyre pak ndërtesave publike që kanë mbijetuar deri më sot, të ndërtuara në fillim të shekullit të kaluar. Çdo banor i Sofjes do t'i njihte menjëherë stolitë emblematike, si ato në Banjat Minerale Qendrore (në një pjesë të të cilave sot ndodhet Muzeu Historik i Sofjes), Pallati Sinodal, mauzoleumi i Princit Aleksandër Batenberg, etj. E përbashkëta e tyre është se janë vepër e një bullgari të talentuar - artistit Harallampi Taçev. Ai është gjithashtu autor i stemës së Sofjes, e cila edhe sot e kësaj dite është simboli përfaqësues i kryeqytetit. 
Mauzoleumi i Princit Aleksandër Batenberg
Ndonëse lindi në Plovdiv, Harallampi Taçev e kaloi tërë jetën e tij të ndërgjegjshme dhe punoi në Sofje duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në pamjen e kryeqytetit bullgar. Artisti punon në një stil tipik arkitekturor për fillimin e shekullit të 20. “Kjo është një formë e secesionit bullgar, “e thyer” përmes miniaturave të ruajtura nga mesjeta, përmes dekorimevenë dorëshkrime. Harallampi Taçev ka huazuar motive prej tyre dhe për këtë arsye ato janë dekoruar mjaft bujarë” – tha për Radio Bullgarinë Aleksandër Vaçkov, doktor i historisë së artit dhe një nga studiuesit e paktë të trashëgimisë së Harallampi Taçevit:

“Nëse i shikoni me vëmendje detajet, mund të mahniteni nga shumëllojshmëria e ngjyrave dhe formave. Veçanërisht karakteristike është ndërtesa e Banjës Qendrore Minerale në Sofje, ku ka detaje të jashtëzakonshme. Një fakt interesant është se ato janë prodhuar në Bullgari, në fabrikën tashmë të zhdukur "Izida", në qytetin Elin Pelin, afër kryeqytetit.

Banja Qendrore Minerale

Atje pothuajse nuk ka detaje që përsëriten, megjithëse disa nga modulet duken ritmikisht në fasadë. Vite më parë, kur nisi restaurimi i fasadës së godinës, problemi i restaurimit të disa ornamenteve të dëmtuara nga koha rezultoi thuajse i pakapërcyeshëm. Teknologjia tani ka ndryshuar dhe fabrika në Elin Pelin sot prodhon pllaka faiane për shtëpinë. Aftësitë e mjeshtërve të vjetër kanë humbur dhe nuk ka se kush të rivendosë një teknikë kaq komplekse si “majolica”, e cila u përdor për të dekoruar banjën në Sofje.”


Pjesëmarrja e artistit në ekspozitat botërore në fillim të shekullit të 20-të, si ato në Liège, Milano, Londër dhe Paris, ka një rëndësi të madhe. Ai u angazhua aktivisht në projektimin e pavianëve me të cilët prezantohet Bullgaria. Në prodhimin e tyre artisti vendosi elemente karakteristike kombëtare që i bënë përshtypje audiencës ndërkombëtare. Harallampi Taçev është ndër pionierët edhe në heraldikë. Në praktikë, deri në këtë moment - fillimi i shekullit të ri, heraldika ishte pothuajse e panjohur për artistët bullgarë, por edhe për të huajt që erdhën për të punuar në Bullgari: 

“Taçev duhej të fillonte nga zeroja. Fillimisht duhej të bëhej një sondazh, më pas të hartohej simboli i qytetit, i cili do të ishte në përputhje me kërkesat strikte të formuara ndër shekuj. Është bërë urgjentisht në vitin 1900, kur po bëheshin përgatitjet për pjesëmarrje në Ekspozitën Botërore në Paris. Administrata e qytetit në një moment e kuptoi se kryeqyteti nuk kishte stemë dhe kjo ishte e papranueshme për një vend që po shkonte drejt zgjedhjes së tij qytetëruese. Atëherë krijimi i stemës së Sofjes iu besua të riut Harallampi Taçev.

Haralampi Taçev (1875-1944) dhe projekti për stemën e Sofjes nga viti 1900

Skema e stemës së tij është prej 5 elementësh që përshtaten në një mburojë të stilizuar. Më vonë e njëjta skemë u përsërit në një formë të ndryshme në stemat e shumë qyteteve të tjera bullgare dhe vepra e tij u shfrytëzua si një model për krijimin e tyre.”

Foto: visitsofia.bg, sosofia.com, BGNES, arkiv

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristo Botev, Ivan Drasov dhe Nikolla Sllavkov

Hristo Botev, Kryengritja e Prillit dhe "Komitetet Sllave"

Kujtimet e pjesëmarrësve në vitin fatal 1876 për Bullgarinë janë të shumta, shpeshherë kontradiktore, por letrat dhe dokumentet për Kryengritjen e Prillit, që flasin për çështjen e Çlirimit të Bullgarisë, krijojnë një pamje më të gjerë të ngjarjeve,..

botuar më 24-06-02 9.30.PD

U përmbush vullneti i fundit i Mbretit Ferdinandit - shtëpia e tij e përjetshme të jetë në Bullgari

76 vjet pas vdekjes së tij, mbreti i parë bullgar i Mbretërisë së Tretë Bullgare, Ferdinandi i Parë, u kthye në shtëpi, në Pallatin "Vrana", gjë me të cilën u përmbush vullneti i tij i fundit. Në testamentin e tij ai shkruante se dëshironte të..

botuar më 24-05-31 7.30.PD
Mbreti Ferdinand

Eshtrat mortore të mbretit Ferdinand do të transferohen në Sofje

Më 29 maj, mbetjet mortore të mbretit bullgar Ferdinand do të transportohen nga qyteti gjerman i Koburgut në Sofje me një avion ushtarak. Arkivoli do të ulet solemnisht dhe do të vendoset në një makinë vdekjeje, e cila do të udhëtojë..

botuar më 24-05-27 8.57.PD