Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria po punon për të rritur besimin e investitorëve në Bullgari

Nikollaj Denkov
Foto: BGNES

Kryeministri Nikollaj Denkov deklaroi se kabineti ka një program menaxhimi deri në fund të vitit 2024. Në forumin "Takimi i biznesit me qeverinë", Denkov theksoi se po punohet për fillimin e reformave të prapambetura në drejtësi, administratë dhe arsim. Qëllime të tjera të Bullgarisë janë anëtarësimi në Shengen dhe në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Modernizimi i ekonomisë bullgare është prioriteti i tretë i theksuar nga Denkov.

“Duhet të rrisim besimin ndërkombëtar, sepse investitorët janë të interesuar për këtë! Duhet të stabilizojmë sistemin politik, sepse të gjithë investitorët po thonë se është problem për ta nëse nuk ka stabilitet politik”, shpjegoi kryeministri. Ai theksoi se vendimet e partive të shumicës parlamentare që qëndrojnë pas kabinetit duhet të merren me konsensus për të qenë të qëndrueshme në kohë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ceremoni me fishekzjarrë në qytetin e Vracës në kujtim të Hristo Botevit

Trupat e ushtrisë bullgare do të marrin pjesë në aktivitetet solemne në kujtim të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, të cilat do të mbahen në të gjithë vendin. Më 1 qershor do të..

botuar më 24-06-01 5.05.PD

Për 75% të fëmijëve, prioritet në arsim duhet të jenë aftësitë për jetën

Deri më 31.12.2023, në Bullgari ka 1 104 198 fëmijë nën moshën 17 vjeç, ose 17,1% e popullsisë së përgjithshme. Këtë e tregojnë të dhënat e përgatitura nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe UNICEF-i i Bullgarisë, me rastin e 1 qershorit –..

botuar më 24-05-31 8.05.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në zona të izoluara, kryesisht në gjysmën veriperëndimore të vendit do të ketë reshje shiu afatshkurtra me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri..

botuar më 24-05-31 7.20.MD