Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punëtorët në kompleksin më të madh energjetik bullgar po protestojnë

Foto: BGNES

Minatorët, energjetikët dhe përfaqësuesit e sindikatave në Termocentralin “Marica Linde 2” dhe “Mini Marica Lindje” refuzuan të bisedojnë me zv/ministrin e energjetikës mbi Planin Territorial të Stara Zagorës. Ata kërkuan që plani të diskutohet edhe për një muaj, sepse ai u publikua mezi më 27 shtator. Protesta u mbajt para Qendrës së Kulturës në Radnevo, ku planifikohej një takim i jashtëzakonshëm mes drejtuesve të sindikatave dhe përfaqësuesve të Ministrive të Energjetikës dhe të  Zhvillimit Rajonal. “Nuk mund të diskutojmë strategjinë e energjisë së Bullgarisë brenda një dite”, tha kryetari rajonal i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura Dejan Djakov. Punëtorët nuk janë dakord me Planet e fundit Territoriale. Ata i konsiderojnë të paqarta dhe këmbëngulin që planet të përfshijnë masa konkrete për të krijuar vende të reja pune në rajon dhe për të zgjeruar prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 qershorin 2024

Të mërkurën do të jetë me diell dhe të nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 21°, ndërsa në Sofje 16°. Maksimumi do të jetë nga 33 deri në 38°, në kryeqytet 33°. Do të jetë me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi me..

botuar më 24-06-18 7.35.MD

Stërvitja e zhytjes е Forcave Ushtarake Detare filloi pranë Varnës

Stërvitja e zhytjes "Triton 2024" е Forcave Ushtarake Detare me pjesëmarrje ndërkombëtare filloi në kryeqytetin tonë detar, njoftoi BNT. Ajo po mbahet në zonën e bazës detare të Varnës dhe në detin tonë territorial për të katërtin vit radhazi me..

botuar më 24-06-18 4.42.MD

Zbuluan një grup kriminal për trafikim migrantësh

Në Sofje, organet e rendit publik zbuluan një grup për trafikimin e emigrantëve nga kryeqyteti në fshatrat kufitare në rrethin e Vidinit, njoftoi zyra e Prokurorisë. Dy persona janë arrestuar dhe kanë pranuar se e kanë bërë krimin. Ata kanë..

botuar më 24-06-18 4.14.MD