Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Patriarku caktoi priftërinj për të shërbyer në Kishën Ruse

Patriku Neofit dhe Patriku Kirill
Foto: Nikollaj Krëstev

Patriarku Neofit caktoi priftërinj metropolitanë për të kryer shërbimet e zakonshme në tempullin “Shën Nikollaj Mirlikijski”, i njohur si Kisha Ruse, njoftoi Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare. Si deri më tani, besimtarët do të mund të frekuentojnë kriptën dhe të adhurojnë Kryepeshkopin Serafim (Sobolev) dhe të luten për mbështetjen e tij.

Pak ditë më parë, tempulli mbeti i mbyllur pasi tre priftërinj u dëbuan për spiunazh në favor të Rusisë.

Shenjtëria e tij informoi Patriarkun rus Kirill me një letër për veprimet e ndërmarra. Për hapjen e tempullit ai pret ndihmë edhe nga Ambasada e Rusisë në vendin tonë.

Në mbledhjen e rregullt të sinodit do të diskutohet për çdo çështje tjetër të natyrës laike, juridike dhe administrative në lidhje me kazusin rreth Kishës Ruse, theksohet në njoftim. Sipas informacioneve të BNR, ambasadori bullgar në Moskë Atanas Krëstin u thirr sot në Ministrinë e Jashtme të Rusisë në lidhje me rastin e tre përfaqësuesve të dëbuar të Kishës Ruse.

Në një bisedë me përfaqësuesit e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, kryeministri Nikollaj Denkov shprehu gatishmërinë e shtetit për të ndihmuar në rivendosjen e shërbimeve në kishë, nëse kjo është në kompetencat e saj dhe organi drejtues i kishës e konsideron të nevojshme. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Me zgjedhjet për PE në Slloveni, votuan edhe për votim preferencial, eutanazi dhe kanabis për qëllime mjekësore. Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Slloveni më 9 qershor, pjesëmarrja tejkaloi 41%  dhe ishte më e larta që nga viti..

botuar më 24-06-14 5.35.MD

Shpërndarja e vendeve të eurodeputetëve nga Bullgaria është e qartë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau mandatet sipas partive për 17 vendet e eurodeputetëve nga Bullgaria. GERB-SDS merr 5 mandate, Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) - 3, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) - 3,..

botuar më 24-06-13 9.39.PD

U bë traditë që bullgarët jashtë vendit të votojnë për ata që shprehin ndjenja proteste

Kriza politike në Bullgari solli befasinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare - të gjashtat në më pak se tre vjet. Nga një parlament gjashtëpartiak, parlamenti ynë u rrit me një forcë të re politike, pasi 13 deputetë do të ketë partia politike..

botuar më 24-06-12 7.05.PD