Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rikrijim historik i Ditës së Pavarësisë dhe pamje të bukura përgjatë rrugës së një treni të vjetër

Foto: BTA

Një tren i vjetër me lokomotivë me avull së bashku me katër vagonë pasagjerësh dhe një tjetër nga treni i qeverisë “Vitosha Express” u nisën për në qytetin Mezdra nga Stacioni Qendror i kryeqytetit. Udhëtimi u organizua nga Hekurudhat Shtetërore Bullgare dhe Shoqata “Ballkani i Bashkuar” me rastin e Ditës së Pavarësisë dhe 135 vjetorit të themelimit të Hekurudhave Shtetërore Bullgare.


Në stacionin Kurillo u rikrijua një skenë historike - Princi Ferdinand I zbriti nga treni dhe lexoi manifestin që shpallte Pavarësinë e Bullgarisë. Rruga e trenit retro përfshin edhe qëndrimin në Rebrovo dhe Svoge, ku organizatorët kanë përgatitur edhe një program për pritjen e kompozimit.

Nëse udhëtarët zgjedhin të zbresin në stacionin Lakatnik ose në stacionin Çerepish, ata do të jenë në gjendje të shijojnë një shëtitje malore ose të vizitojnë Manastirin e Çerepishit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizitat e të huajve në Bullgari në vitin 2023 arritën nivelet para COVID-19

Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet në pasqyrën ekonomike të treguesve makroekonomikë të ekonomisë bullgare të Bankës Kombëtare..

botuar më 24-05-19 9.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..

botuar më 24-05-17 7.20.MD

Shumica e mbështet demokracinë, por ka pikëpamje kontradiktore për të

63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Trend”, të porositur nga Instituti “Shoqëria e Hapur” - Sofje. Besimi te..

botuar më 24-05-17 11.37.PD