Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të blejë automjete luftarake “Strajkër”

Foto: BTA

Blerja e mjeteve të reja luftarake “Strajkër” për Forcat Tokësore është një nga synimet e përcaktuara në Projektin për shpenzime investimi, miratuar nga Këshilli i Ministrave. Projekti “Blerja e pajisjeve bazë luftarake për ndërtimin e grupeve luftarake të batalionit nga përbërja e një brigade të mekanizuar” u bë fakt pasi Departamenti i Shtetit i SHBA-së miratoi shitjen e mundshme në vendin tonë të 183 automjeteve të familjes “Strajkër” për 1.5 miliardë dollarë. Qëllimi i projektit është që Bullgaria të arrijë ndërveprueshmëri me ushtritë e aleatëve tanë të NATO-së, të fitojë aftësitë mbrojtëse në mënyrë të pavarur, në një operacion të përbashkët dhe në sistemin e mbrojtjes kolektive, si dhe të marrë pjesë në operacionet aleate jashtë territorit tonë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 qershorin 2024

Të mërkurën do të jetë me diell dhe të nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 21°, ndërsa në Sofje 16°. Maksimumi do të jetë nga 33 deri në 38°, në kryeqytet 33°. Do të jetë me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi me..

botuar më 24-06-18 7.35.MD

Stërvitja e zhytjes е Forcave Ushtarake Detare filloi pranë Varnës

Stërvitja e zhytjes "Triton 2024" е Forcave Ushtarake Detare me pjesëmarrje ndërkombëtare filloi në kryeqytetin tonë detar, njoftoi BNT. Ajo po mbahet në zonën e bazës detare të Varnës dhe në detin tonë territorial për të katërtin vit radhazi me..

botuar më 24-06-18 4.42.MD

Zbuluan një grup kriminal për trafikim migrantësh

Në Sofje, organet e rendit publik zbuluan një grup për trafikimin e emigrantëve nga kryeqyteti në fshatrat kufitare në rrethin e Vidinit, njoftoi zyra e Prokurorisë. Dy persona janë arrestuar dhe kanë pranuar se e kanë bërë krimin. Ata kanë..

botuar më 24-06-18 4.14.MD