Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Tripper Travel Guide" me rekomandime për të vizituar Muzeun Detar në Varna me çdo kusht

Foto: Facebook / Navalmuseumvarna

Muzeu Detar në Varna u përfshi në "Tripper Travel Guide", në listën e kurioziteteve që duhen parë medoemos në qytetin tonë të Detit të Zi. Përveç kësaj, muzeu ka marrë një diplomë speciale nga organizata turistike britanike, saktësoi drejtoresha Marianna Krësteva për BTA. Vlerësimi i shkëlqyer u dha nga turistët britanikë të cilët ndanë mendimin e tyre në një sondazh.


Muzeu i Varnës është ndër vendet më të preferuara të turistëve bullgarë dhe të huaj. Ata mund të mësojnë për historinë detare dhe ushtarako-detare të Bullgarisë, të shikojnë eksponate të ndryshme, si për shembull gjetje nga shtrati i detit, spiranca që nga antikiteti deri në kohët moderne. Ekspozita përfshin gjithashtu armatime, instrumente lundrimi, modele anijesh, uniforma dhe dekorime. Muzeu paraqet të vetmet dekorime për hundën e anijeve nga periudha të ndryshme të Bullgarisë. Pjesë e ekspozitës është edhe anija “Drëzki” nga Lufta Ballkanike, e cila është e vetmja anije siluruese e kësaj klase e ruajtur në botë.


Deri në fund të tetorit, vizitorët në muze mund të shikojnë ekspozitën e përkohshme me titull "Arma e ftohtë në ushtrinë bullgare – simbol i trimërisë dhe nderit". Ajo ekspozon mostra nga koha e Çlirimit në vitin 1878 deri në fund të periudhës monarkike në 1946.

Lexoni më shumë:

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook / Navalmuseumvarna, ВТА



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Turistët meksikanë vijnë tek ne për turne kulturore

Fluturime çarter nga Meksika deri në Sofje do të kryhen çdo dy javë deri në fund të nëntorit 2024, raporton bgtourism.bg. Pak ditë më parë në Aeroportin e Sofjes u ul një avion i një kompanie ajrore bullgare me 320 turistë meksikanë. Ky është..

botuar më 24-05-26 6.10.PD
Bethany Hughes

Thesaret e Bullgarisë “shkëlqyen” në transmetimin e Bethany Hughes më 24 Maj (VIDEO)

Arkeologia dhe udhëtare e njohur Prof. Bethany Hughes nis një udhëtim emocionues nëpër Bullgari në episodin e ri "Thesaret me Bethany Hughes", i cili u transmetua në ditën festive të 24 Majit në kanalin Viasat History. Episodi u prit me..

botuar më 24-05-25 9.35.PD
Kisha „Shën Dhimitër i Selanikut“ (Mirovliti) u ndërtua midis viteve 1876 dhe 1892

Për fshatin Garvan, mullirin e vjetër dhe kush janë grebencite

Gjëja e parë që bën përshtypje në fshatin Garvan janë shtëpitë e bukura dhe shumë të mirëmbajtura në stilin vendas tipik për rajonin e Dobruxhës të Bullgarisë Verilindore. Fshati ndodhet në zemër të "Hambarit të Bullgarisë" jo shumë larg qytetit..

botuar më 24-05-22 7.05.PD