"Kujtesa e ruajtur e Bashkimit të vitit 1885 në muzetë, arkivat, bibliotekat dhe koleksionet private bullgare" është një ekspozitë që Muzeu Historik Rajonal – Plovdiv vë në dispozicion të publikut në qytete të ndryshme të vendit. Qyteti Jamboll është ndalesa e parë e ekspozitës kushtuar ditës, në të cilën Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar – 6 shtator 1885.
Muzeu i Plovdivit ka përgatitur 20 tabela me imazhe digjitale të vlerave kulturore emblematike të Bashkimit. Ekspozita bazohet në një projekt të financuar nga Fondi Kombëtar "Kultura" dhe do të vizitojë 10 qytete të tjera në Bullgari. Kjo u jep mundësinë banorëve dhe mysafirëve të këtyre vendeve të prekin një nga ngjarjet më domethënëse të historisë bullgare, në realizimin e së cilës kontribut të rëndësishëm dha qyteti i Plovdivit.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / rimplovdivKujtimet e pjesëmarrësve në vitin fatal 1876 për Bullgarinë janë të shumta, shpeshherë kontradiktore, por letrat dhe dokumentet për Kryengritjen e Prillit, që flasin për çështjen e Çlirimit të Bullgarisë, krijojnë një pamje më të gjerë të ngjarjeve,..
76 vjet pas vdekjes së tij, mbreti i parë bullgar i Mbretërisë së Tretë Bullgare, Ferdinandi i Parë, u kthye në shtëpi, në Pallatin "Vrana", gjë me të cilën u përmbush vullneti i tij i fundit. Në testamentin e tij ai shkruante se dëshironte të..
Më 29 maj, mbetjet mortore të mbretit bullgar Ferdinand do të transportohen nga qyteti gjerman i Koburgut në Sofje me një avion ushtarak. Arkivoli do të ulet solemnisht dhe do të vendoset në një makinë vdekjeje, e cila do të udhëtojë..
Kujtimet e pjesëmarrësve në vitin fatal 1876 për Bullgarinë janë të shumta, shpeshherë kontradiktore, por letrat dhe dokumentet për Kryengritjen e..