Një video e re hedh një vështrim në kulturën dhe historinë e vendbanimeve në rajonin e Carevos dhe na fton të vizitojmë vendin “ku mali Stranxha takohet me detin, por edhe ku historia ka lënë gjurmët e saj të pasura”, mësojmë nga faqja në Facebook е komunës së Carevos.
Klipi reklamues paraqet kishat e vjetra ortodokse, traditat folklorike, zakonin autentik të nestinarëve, festat dhe gjellët kulinare në këtë pjesë të bregdetit tonë jugor të Detit të Zi. “Sepse në Carevonjerëzit nuk vijnë vetëm për të pushuar, por për t'u zhytur në histori, për t'u ndjerë vërtet të gjallë!”, thuhet në postim.
Shikoni videon:
Videoja e re tashmë po shpërndahet nga qindra përdorues, pasi para pak kohe u publikua një tjetër video promocionale për komunën, e cila u bë sensacion i vërtetë me mbi 200 mijë shikime në vetëm pak ditë. Pika kryesore e videos është ndërveprimi midis malit Stranxha dhe Detit të Zi dhe paraqet natyrën magjepsëse me të cilën është i pasur ky cep i Bullgarisë.
Qyteti i Carevo ndodhet në tre gjire piktoreske me brigje të thepisura shkëmbore, plazhe të pastra dhe një park të madh buzë detit.
Kushtet e mrekullueshme për pushim e bëjnë atë një nga destinacionet më të njohura për pushime detare në Bullgari. Dhe fshatrat afër Stranxhës garantojnë freski dhe takim me natyrën e bukur, si dhe një kalendar të pasur kulturor.
Shikoni më tepër:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto dhe video: tsarevo.org
Fluturime çarter nga Meksika deri në Sofje do të kryhen çdo dy javë deri në fund të nëntorit 2024, raporton bgtourism.bg. Pak ditë më parë në Aeroportin e Sofjes u ul një avion i një kompanie ajrore bullgare me 320 turistë meksikanë. Ky është..
Arkeologia dhe udhëtare e njohur Prof. Bethany Hughes nis një udhëtim emocionues nëpër Bullgari në episodin e ri "Thesaret me Bethany Hughes", i cili u transmetua në ditën festive të 24 Majit në kanalin Viasat History. Episodi u prit me..
Gjëja e parë që bën përshtypje në fshatin Garvan janë shtëpitë e bukura dhe shumë të mirëmbajtura në stilin vendas tipik për rajonin e Dobruxhës të Bullgarisë Verilindore. Fshati ndodhet në zemër të "Hambarit të Bullgarisë" jo shumë larg qytetit..