Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kodi i kuq i rrezikut nga zjarri u shpall në 11 zona

Foto: BTA

Në vendin tonë u shpall një kod i kuq për rrezikun nga zjarri - për ditën e sotme dhe dy ditët në vijim. Në një mesazh në faqen e saj në Facebook, Drejtoria e Përgjithshme “Siguria nga Zjarri dhe Mbrojtja e Popullsisë” pranë Ministrisë së Brendshme, paralajmëron qytetarët të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat e sigurisë nga zjarri.

Sipas hartës kombëtare të rrezikut nga zjarri të Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë të publikuar nga Siguria nga Zjarri dhe Mbrojtja e Popullsisë, në rrezik më të madh  janë 11 rrethe.

Në 24 orët e fundit në vend u shuan gjithsej 174 zjarre. U reagua 208 sinjale për aksidente në të cilat një person mbeti i lënduar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Kryeministri paralajmëroi se ka spekulime për ushtarë bullgarë në Ukrainë

Kabineti ynë ka një horizont të shkurtër, ne nuk kemi të drejtë t'u kërkojmë njerëzve që të lënë jetën në pritje derisa të zgjidhet një kabinet i rregullt. Prandaj ne e bëjmë punën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme, deklaroi në një intervistë për..

botuar më 24-05-20 11.17.PD
Nikollaj Mlladenov

Nikollaj Mlladenov u bëri thirrje vendeve arabe që të thërrasin një konferencë paqeje

Vendet arabe mund të luajnë një rol vendimtar në gjetjen e një rrugëdaljeje nga konflikti izraelito-palestinez dhe arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, shkroi ish-ministri i jashtëm bullgar Nikollaj Mlladenov në botimin e Emirateve të..

botuar më 24-05-20 11.07.PD
Vlladimir Malinov

Shtrenjtimi i energjisë elektrike do të jetë rreth 10%

Nuk do të ketë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, tha ministri në detyrë i energjetikës, Vlladimir Malinov. Mendoj se rritja mund të jetë minimale brenda proceseve inflacioniste. Ka mekanizma për të..

botuar më 24-05-20 8.52.PD