Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Sllovenia e shpalli 14 gushtin ditë në mbështetje të të dëmtuarve të përmbytjeve

Përmbytjet katastrofike në Slloveni u shkaktuan nga një stuhi e fortë që goditi vendin ballkanik. Fatkeqësia natyrore mori jetën e të paktën 6 personave dhe shkaktoi dëme materiale me vlerë miliarda euro. Kryeministri slloven Robert Gollob tha se kjo ishte fatkeqësia më e keqe natyrore në 30 vjet - 2/3 e vendit u shkatërruan, dhe shumë njerëz mbetën pa shtëpi, transmeton BTA.  Në tragjedinë që i ndodhi, sllovenët treguan një unitet të paparë. Radiostacionet sllovene bashkuan forcat në një fushatë për të mbledhur fonde për të ndihmuar të dëmtuarit, të quajtur “Një zemër, një Slloveni” dhe arritën të mbledhin pothuajse 2 milionë euro në vetëm një ditë. Përmes aplikacionit POPLAVE 2023, i lëshuar më 7 gusht, mijëra vullnetarët deklaruan gatishmërinë për të ndihmuar në çdo mënyrë që të mundnin. Kryeministri Gollob njoftoi në profilin e tij në Instagram se qeveria e shpall 14 gushtin ditë solidariteti. Sllovenët do të kenë një ditë pushimi shtesë në fundjavë për të ndihmuar në procesin e rikuperimit të dëmeve nga përmbytjet. BE, NATO dhe një numër vendesh evropiane filluan të dërgojnë ndihma urgjente në vendin e prekur. BE premtoi ndihmë prej 400 milionë eurosh.

Kosova kërkoi ndihmën e SHBA-së për t’u anëtarësuar në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi ndihmë nga SHBA për të përshpejtuar procedurën për anëtarësimin e vendit në NATO. Kjo ndodhi gjatë takimit të Osmanit me senatorin amerikan Xhak Rijd në Prishtinë, njoftoi redaksia shqip e Radios Evropa e Lirë. Presidentja e Kosovës theksoi se SHBA-ja “nuk ka aleatë dhe miq më të mëdhenj në rajon se Republika e Kosovës” dhe e përkufizoi popullin e Kosovës si “më proamerikan në Evropë dhe në botë”. Ajo vuri në dukje se Kosova ndërmori hapa për të de-përshkallëzuar tensionet në pjesën veriore të vendit. Në këtë kontekst ajo theksoi “veprimet destabilizuese të Serbisë dhe bashkëpunimin e saj me Rusinë”. Vendi është multietnik dhe Kushtetuta e Kosovës garanton një nivel të lartë të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të të gjitha komuniteteve, siguroi Osmani. Në një intervistë për “Kosova Press” kryeministri Albin Kurti deklaroi se po punohet për eliminimin sa më të shpejtë të çdo problemi për të mbajtur zgjedhje të reja në veri. Ai shtoi se Kosova është e interesuar për një de-përshkallëzim të plotë të tensioneve në rajonin e populluar kryesisht me serbë. Tensionet atje u rritën në fund të majit kur kryetarët shqiptarë etnikë morën detyrën pas zgjedhjeve lokale të bojkotuara nga serbët.

Rusët mbeten investitorët më të mëdhenj në Malin e Zi

Investitorët më të mëdhenj të huaj në Malin e Zi për periudhën janar-maj të këtij viti janë shtetasit rusë, të cilët kanë investuar 52.5 milionë euro, njofton agjencia malazeze MINA, duke cituar të dhënat e Bankës Qendrore të Malit të Zi. Rusët investuan më së shumti fonde në pasuri të paluajtshme - 28.9 milion euro, dhe në kompani dhe banka në Mal të Zi - 12.3 milion euro. Kjo tregon se pavarësisht nga shkelja e marrëdhënieve diplomatike mes Malit të Zi dhe Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve kundër Rusisë, një numër i madh rusësh vijnë në Mal të Zi së bashku me kapitalin që investojnë. Investitorët e dytë më të mëdhenj janë qytetarët dhe kompanitë nga Serbia, të cilët kanë investuar 48 milionë euro, nga të cilat 26.1 milionë euro në blerjen e patundshmërive. Në vendin e tretë janë investitorët nga Zvicra me 39 milionë euro, shkruan BTA.

Festivali Cosmopolis mbledh muzikantë nga e gjithë bota në Kavalla

Për të katërtin vit deri më 30 gusht në qytetin grek Kavalla mbahet festivali i muzikës botërore Cosmopolis. Pjesëmarrësit në këtë edicion janë nga Greqia, Turqia, Maroku, Kapo Verde, Senegali, Bullgaria dhe Qipro. Pika të ndryshme nën qiellin e hapur në Qytetin e Vjetër të Kavallës dhe zonën përreth shndërrohen në skenë, ku kryesoret janë Sheshi “Mohamed Ali” dhe Sheshi Qendror. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, turistët mund të shijojnë ndërtesat e vjetra të zhytura në shumë histori, të blejnë nga reçeli i ullirit lokal ose suvenire për t’i kujtuar qëndrimin e tyre në qytetin mikpritës. Shumica e ngjarjeve kanë hyrje falas. Mikpritësit u përpoqën të krijojnë një atmosferë të mrekullueshme me muzikantë, me muzikë shumëngjyrëshe dhe gjallëruese në një nivel të lartë. Por publiku nuk mbetet mbrapa dhe tregon se vërtet di të argëtohet. Më 23 gusht, virtuozi bullgar i fyellit Theodosij Spasov do të prezantohet para publikut në qytetin grek me “Trio pa tastierë”.

Përpilues: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: AP/BTA, evropaelire.org, sputnikportal.rs, Facebook / Cosmopolis Festival, Facebook / Tabanka

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Me zgjedhjet për PE në Slloveni, votuan edhe për votim preferencial, eutanazi dhe kanabis për qëllime mjekësore. Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Slloveni më 9 qershor, pjesëmarrja tejkaloi 41%  dhe ishte më e larta që nga viti..

botuar më 24-06-14 5.35.MD

Shpërndarja e vendeve të eurodeputetëve nga Bullgaria është e qartë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau mandatet sipas partive për 17 vendet e eurodeputetëve nga Bullgaria. GERB-SDS merr 5 mandate, Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) - 3, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) - 3,..

botuar më 24-06-13 9.39.PD

U bë traditë që bullgarët jashtë vendit të votojnë për ata që shprehin ndjenja proteste

Kriza politike në Bullgari solli befasinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare - të gjashtat në më pak se tre vjet. Nga një parlament gjashtëpartiak, parlamenti ynë u rrit me një forcë të re politike, pasi 13 deputetë do të ketë partia politike..

botuar më 24-06-12 7.05.PD