Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

UEFA sanksionoi “Levski”, klubi u bën thirrje tifozëve të jenë të përmbajtur

Foto: uefa.com

Klubi i futbollit “Levski” në Sofje njoftoi se u gjobit nga selia evropiane e futbollit UEFA me 40 mijë euro, për shkak të sjelljes diskriminuese në stadiumin e Shkupit nga tifozët e skuadrës bullgare “Levski” gjatë ndeshjes me klubin vendas “Shkupi”. “Levski” u ndëshkua edhe me ndalim nga UEFA për të pasur publikun e vet dhe për të shitur bileta për ndeshjen e radhës në Evropë. Në rast të një kundërvajtjeje të re në pritjen e radhës të ekipit nga Turnetë e Klubeve Evropiane, stadiumi “Georgi Asparuhov” do të mbyllet pjesërisht.
“Edhe një herë i bëjmë thirrje të gjithë tifozëve që të mbështesin skuadrën në ndeshjen revansh kundër Shkupit në Sofje më 3 gusht, pa asnjë akt agresioni, dhune, racizmi, diskriminimi, ksenofobie dhe parulla politike, të cilat mund të sjellin dënime të rënda të tjera të rënda nga UEFA për klubin tonë të dashur”, theksohet në qëndrimin e udhëheqjes së klubit “Levski”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një grua e tretë bullgare u ngjit në majën më të lartë në Tokë

Një bullgare tjetër u ngjit në majën më të lartë të botës! Marieta Georgieva u ngjit në Everest (8848 m) dhe u bë gruaja e tretë bullgare që pushtoi majën më të lartë në planet. Marieta Georgieva ishte në një ekspeditë bashkë me alpinistin më të..

botuar më 24-05-21 11.38.PD

Zviceranët i hodhën themelet e edukimit fizik në Bullgari

Në Sofje u mbajt Konferenca “Puna e mësuesve zviceranë – mesazh dhe sfidë për brezat e ardhshëm”. Ajo u organizua nga Akademia Kombëtare e Sporteve “Vasill Levski” dhe Ambasada e Zvicrës në vendin tonë dhe iu kushtua 130 vjetorit të ardhjes së..

botuar më 24-05-17 6.34.MD

Petër Stojçev notoi ngushticën Mollokaj për gati 19 orë

Notari bullgar i ujërave të hapura Petër Stojçev shtoi në hapësirat detare të notuar prej tij ngushticën e Havait Mollokaj. Në Facebook ai shkroi: “Nga errësira në errësirë! notova ngushticën më të vështirë dhe më të gjatë të vargut të Shtatë..

botuar më 24-05-16 10.19.PD