Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Alkerk, damа, shahu romak Rota - lojërat e lashta marrin jetë në shekullin e 21-të

7
Foto: alos.bg

Njerëzit e lashtë nuk ishin shumë të ndryshëm nga ne. Dhe atëherë kohët ishin të vështira, ndërsa njerëzit ishin të shqetësuar kryesisht për mbijetesën e tyre. Megjithatë, ata gjenin kohë edhe për argëtim. Këtë e dëshmojnë gjetjet arkeologjike të lojërave të ndryshme në trojet tona që nga eneoliti. Tani një grup të rinjsh, në bashkëpunim me punonjës të muzeut dhe arkeologë, po përpiqen të ringjallin të kaluarën duke i rikthyer këto lojëra për brezin e ri të bullgarëve. “Deri më tani kemi krijuar dhe ofruar lojëra për programet edukative të dhjetë muzeve historike në mbarë vendin”- thotë Rosica Marinova, koordinatore e programit në Qendrën për Arsim Joformal dhe Aktivitete Kulturore “ALOS”.

Rosica Marinova

Ajo kujton se si para disa kohësh u intrigua shumë nga një ekspozitë në Muzeun Historik në Kjustendill - një figurë qeramike që përfaqësonte një lojë me gropëza e mbuluar me 16 vrima të rrumbullakëta dhe topa të vegjël të rrumbullakët qeramike të madhësisë së duhur. Artefakti u gjet në vendbanimin eneolitik të Sllatinos dhe daton 6800 vjet më parë. Rosica vendosi të modernizojë lojën në mënyrë që të zgjojë kureshtjen e të rinjve për të kaluarën tonë të lashtë.

Interesantja është se versioni i saj bullgar është i mijëvjeçarit të V-të para Krishtit. Lojëra të ngjashme gjenden në Indi dhe Egjiptin e Lashtë, por ato datojnë nga mijëvjeçari i II-të para Krishtit. Pra, nëse supozojmë se versioni bullgar është diçka si prototipi i vjetër i kësaj loje, do të thotë se është rreth 3 mijëvjeçarë më i vjetër se ai egjiptian i lashtë. Tani Qendra “Alos” e ka modernizuar atë për qëllime edukative në mënyrë që vizitorët e rinj të muzeut të Kjustendillit të mund të luajnë në të. Organizohen gjithashtu edhe gara”, thotë Rosica.

Alklerk, shah romak Rota, dama - të gjitha keto janë emra të lojërave të tavolinës të studiuara dhe modernizuara nga Rosica dhe kolegët e saj, të përhapura në territorin e Bullgarisë gjatë periudhave të antikitetit dhe mesjetës. Versionet e tyre moderne janë punuar me dorë, tërësisht nga materiale natyrore - kamoshi, qeramike dhe qelqi. “Në lojën me gropëza, për shembull, ne kemi paraqitur shenja që përdoreshin në periudhën e eneolitit dhe gjithashtu fragmente të një kalendari interesant yjor me elementë nga konstelacionet "Ariu" dhe "Mjellma". Ideja është një person të bëhet pjesë e atmosferës së kohërave parahistorike”- thotë Rosica.

Si reagojnë njerëzit modernë ndaj këtyre lojërave të lashta?

Reagojnë në një mënyrë sikur po shikojnë diçka shumë të njohur dhe familjare për ta. Por kjo është e natyrshme, sepse këto janë lojëra strategjike të lashta. Ato kanë zhvilluar prej kohësh aftësitë e të rinjve për përqendrim, të menduarit strategjik, qëndrueshmëri dhe dinamizëm. Madje disa nga lojërat përdoreshin nga legjionerët për stërvitjet e tyre para një beteje”- shpjegon Rosica Marinova.

Ja dhe një kuriozitet - studiuesit hasin lojëra në formën e vizatimeve ose grafiteve në vendet më të papritura. Për shembull, Alklerk ka qenë e gdhendur në muret e fortesës së kryeqyteteve të vjetra bullgare Pliska dhe Presllavi i Madh. Ndërsa loja Dama, e njohur që nga Greqia dhe Roma e lashtë, u zbulua e gdhendur në stolin prej guri përballë një manastiri shkëmbor në Silistra (shek. VIII – XI) afër qytetit Isperih, mësojmë nga Rosica. Përveç lojërave strategjike të së kaluarës, ekipi i saj studioi dhe përshtati një lojë të vjetër me zare, por ajo është më tepër si një lojë bixhozi dhe e papërshtatshme për nxënësit. “Duket se paraardhësit tanë kanë gjetur një mënyrë për ta ndarë kohën e lirë me familjen, miqtë, fëmijët, për të luajtur e për t'u argëtuar, ashtu si ne në shekullin e 21-të, kur jetesa është bërë kaq e shpejtë” - përfundon Rosica Marinova.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: “ALOS”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kompania 4093 – Emigrantët bullgarë krijojnë një njësi ushtarake speciale përtej Perdes së Hekurt

Kompania Kombëtare Bullgare Vullnetare 4093, si pjesë e Forcave të Armatosura Amerikane në Gjermaninë Perëndimore, u krijua më 20 tetor 1951. Ky nuk është një proces i lehtë, por tregon se ka një numër të konsiderueshëm bashkatdhetarësh tanë që nuk janë..

botuar më 24-05-06 7.30.PD

Mijëra njerëz festuan 148 vjet nga shpallja e Kryengritjes së Prillit në Oborishtе

Mijëra bullgarë morën pjesë në pelegrinazhin kombëtar në zonën historike "Oborishte", rajoni i Pazarxhikut, ku në prill të vitit 1876 u krijua Kuvendi i Parë Kombëtar Bullgar dhe delegatët vendosën shpalljen e Kryengritjes së Prillit. Në fjalimin..

botuar më 24-05-02 4.18.MD
“Çeta Fluturuese e Benkovskit”, artisti Petër Morozov

Të huajt në “Çetën Fluturuese” të Georgi Benkovskit

Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..

botuar më 24-04-22 5.22.MD