Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aeroporti i Varnës me një rritje prej 57% të pasagjerëve që nga fillimi i vitit

Foto: Aeroporti i Varnës

Që nga fillimi i vitit 2023, ka pasur një rritje të ndjeshme të pasagjerëve në Aeroportin e Varnës. Duket se kryeqyteti ynë detar popërpiqet të kompensojë mungesën serioze të lëvizjeve në dy vitet e fundit, lidhur me pandeminë COVID-19. U fol edhe për ringjalljen e destinacioneve që nuk ishin aktive deri vonë. "Ka interes të madh dhe rritje të kërkesave në linjat ajrore me kosto të ulët që nga vera e vitit 2022," - tha Denica Millosavleviç, shefe e Departamentit të "Marketingut të Aviacionit" në Aeroportin e Varnës, në një intervistë me Daniella Stojnova nga BNR-Varna.

“Nga fillimi ivitit 2023 numri i pasagjerëve është rritur dhe ka shkuar 57% krahasuar me vitin 2019. Këtë dimër ofrojmë 18 destinacione të përshtatshme për çdo kohë të vitit në aeroportin e Varnës, gjë e cila është një sukses krahasuar me vitet e mëparshme. Gjatë këtij sezoni veror, do të ketë tre linja shtesë për dhe nga aeroporti i Varnës. Këto janë Katovice, Krakov në Poloni dhe Vilnius në Lituani. Në aeroportet në Evropë me deri në 5 milionë pasagjerë, në 10 vitet e fundit kemi parë një rritje pothuajse të dyfishtë të numrit të pasagjerëve në fluturimet me kosto të ulët. Për vitin që kaloi, mesatarisht ishte mbi 40%. Ndërsa për aeroportin e Varnës, gjatë 3 viteve të fundit, kanë qenë mbi 50%.


Aeroporti i Varnës përmban një kombinim të destinacioneve të reja, linjave ajrore të reja dhe rihapjen e linjave që nuk funksiononin prej disa vitesh, theksoi më tej Millosavleviç dhe saktësoi:

“Kemi rihapje të disa linjave për në vendet skandinave – qytetet Bergen, Helsinki, Aalborg, për të cilat nuk ka pasur programe të rregullta fluturimi që nga vera e vitit 2019. Kemi një rifillim të linjës me Beogradin, e cila kishte stopuar që nga viti 2016. Ajo hapet sërish nga fillimi i qershorit me 4 fluturime në javë. Ne kemi gjithashtu një kombinim fluturimesh çarter nga Karlovy Vary dhe Pardubice në Republikën Çeke, një linjë e re me fluturime nga Tel Avivi në fund të qershorit. Dhe një tjetër linjë ajrore e re në Aeroportin e Varnës do të jetë nga Ukraina me 3 linja nga Katowice, Varshava dhe Poznan. Ne presim fluturime edhe nga Aeroporti i ri i Varshavës, i cili do të funksionojë krahas fluturimeve nga aeroporti kryesor” - tha Denica Millosavleviç.

Dhe a mund të presim surpriza pozitive nga tregu gjerman, nga ku së fundmi vihet re një fluks turistësh?

“Tregu gjerman në Aeroportin e Varnës po zhvillohet mirë. Bëhet fjalë për pasagjerë të cilët nuk udhëtojnë për qëllime turizmi, por vijnë për të vizituar të afërmit dhe miqtë ose për pune - shpjegon Denica Millosavleviç. - Në këtë drejtim, Gjermania është tregu që ka peshën më të madhe në aeroportin e kryeqytetit tonë detar. Vitin e kaluar, ajo përfshiu një të tretën e tregut. Këtë vit presim rritjedhe madje tejkalim të niveleve të 2019-ës”.

Për sa i përket tregjeve të Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës në Aeroportin e Varnës, numri i pasagjerëve është ulur me mbi 180 mijë në krahasim me vitin 2019, raportoi gjithashtu Millosavleviç. Dhe shtoi se për momentin ka shenja të mira nga tregjet e Evropës Qendrore si Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria.

Autore: Veneta Nikollova /nga intervista e Daniella Stojnovës, BNR-Varna/

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: Aeroporti i Varnës



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shtëpia malore

Fillon fushata për përzgjedhjen e "Shtëpisë më të Mirë Malore të Vitit"

Nga 15 maj nis zyrtarisht fushata “Shtëpia më e Mirë Malore e Vitit”. Në këtë aktivitet do të shpallen shtëpizat dhe strehimoret e nominuara në programin e konkurrimit dhe ato të propozuara për mbështetje financiare dhe përmirësime të infrastrukturës...

botuar më 24-05-15 8.10.PD

Udhëto emocionalisht - turizmi si një përvojë autentike dhe vetmi me natyrën

Turizmi i tepërt i shkaktuar nga bumi i paprecedentë i udhëtimeve pas përfundimit të epidemisë bëri që njerëzit të kërkojnë një alternativë të nocioneve të pranuara gjerësisht të pushimeve. Sidomos ndër brezat e rinj, ka një ngopje të ekskursioneve..

botuar më 24-05-08 7.10.PD

Një mrekulli e ujit shërues mbledh mijëra njerëz në zonën malore të Dambalësë mbi Momçillgrad

Mijëra njerëz do të mblidhen sot në burim në zonën malore të Dambalësë mbi Momçillgrad . Të gjithë besojnë se gjatë kësaj nate uji që buron nga shkëmbinjtë bëhet shërues dhe shëron sëmundje të ndryshme. Mrekullia ndodh pikërisht me fillimin e 6..

botuar më 24-05-05 2.56.MD