Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus"

Evropa e shikon pagën minimale si një mjet kundër inflacionit, Amerika e lufton atë me stimuj të gjelbër për makinat elektrike

Foto: Rojters

Hija që Ligji Amerikan për Reduktimin e Inflacionit hodhi mbi të ardhmen e ndritur të Evropës së Gjelbër po shpërndahet. Ose të paktën kjo është ndjenja pas takimit të lidershipit midis Presidentes së KE-së Ursula von der Leyen dhe Presidentit amerikan Joe Biden, në të cilin ata kërkuan mënyra për uljen e inflacionin përmes zhvillimit të teknologjive të gjelbra - "miniera e arit" për zhvillimin ekonomik në çdo kontinent - si tani ashtu edhe në të ardhmen.

Ndërsa SHBA po lufton inflacionin me stimuj për makinat elektrike dhe industritë e gjelbra, Evropa po shikon pagat minimale si një mjet kundër inflacionit përmes Direktivës së BE-së për pagën minimale

"Për momentin BE-ja po thotë 'paga minimale më të larta' - kjo është zgjidhja ekonomike ndryshe nga më parë kur ishim në një krizë bankare me paga më të ulëta dhe një shkallë më të ulët të mbulimit të marrëveshjeve kolektive," tha Agnes Jongerius - eurodeputete nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve, e cila, së bashku me eurodeputetin Denis Radtke nga Partia Popullore Evropiane, është raportuesja për direktivën e miratuar në tetor:

Me këtë direktivë duam të garantojmë të drejtat e punëtorëve kur bëhet fjalë për negociatat kolektive dhe grevat!”, shtoi ai.

Ideja është që të forcohen negociatat kolektive dhe të punohet për një nivel adekuat të pagave minimale. Është shumë ndryshe nga 10 vjet më parë kur ishim në një krizë financiare. Atëherë qëndrimi ndaj pagave minimale ishte i ndryshëm - më tepër për t'i ulur ato ose për t'i mbajtur ato të ulëta. Pra, ndryshimi i pozicionit politik është i rëndësishëm dhe besoj se është pozitiv”, tha Carlos Vacas, analist nga Eurofound – Fondacioni Evropian për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës dhe Punës, në një intervistë për BNR.

Shumë njerëz mendojnë se direktiva do t'i detyrojë vendet e BE-së të vendosin një nivel të pagës minimale, por nuk është kështu! Ajo përfshin, nga njëra anë, negociatat kolektive ndërmjet partnerëve socialë. Kjo do të thotë se vendet ku mbulimi i tij është nën 80 për qind, siç është pothuajse në të gjithë BE-në, do të duhet të zhvillojnë plane veprimi për ta përmirësuar atë. Nga ana tjetër, janë pagat minimale që i cakton qeveria. Direktiva nuk e detyron atë të marrë vendim për një nivel të caktuar”.

Duhet të vlerësohet nëse paga minimale është adekuate – edhe nga ne, edhe nga ju si shtet. Për këtë qëllim, ne ofrojmë një vlerë referuese treguese ndërkombëtare - 60% e pagës mediana bruto dhe 50% e pagës mesatare bruto. Dhe pasi e kontrolloni - raportoni në nivel Brukseli”, shpjegoi eurodeputetja Agnes Jongeriusduke theksuar:

Nga Brukseli nuk mund të themi se sa duhet të jetë paga minimale në Bullgari - çdo shtet anëtar duhet të vlerësojë vetë nëse marrësi i saj mund të përdorë shportën e mallrave dhe shërbimeve, për shembull. Një nga mënyrat është përmes vlerave referuese”.

Këtë vit pagat minimale janë rritur mjaft. Në Bullgari, me 10 për qind, ose pak nën mesataren - nga 21 vende, ajo zë vendin e 12-të në renditje. Ka dallime shumë të mëdha midis vendeve të tjera dhe Bullgarisë - ajo ka pagën minimale më të ulët ligjore. Është diku rreth 2 euro e gjysmë në orë, ndërsa në Luksemburg është gati 14. Por, nëse e shikojmë dekadën e fundit, Bullgaria është e treta për nga zhvillimi. Vetëm në Rumani dhe Lituani pagat minimale janë përmirësuar më shumë”, shtoi analisti i Eurofund.

Vendet evropiane duhet të përfshijnë direktivën në fjalë në legjislacionin e tyre kombëtar deri në nëntor 2024.

Nëse shtetet anëtare nuk dalin me një plan veprimi brenda dy viteve, sigurisht që do të ketë pasoja për ta sipas ligjeve evropiane. Ky nuk është një rekomandim miqësor!”, paralajmëroi eurodeputeti Denis Radtke.

U bëjmë thirrje shteteve anëtare që ta transpozojnë direktivën në legjislacionin e tyre kombëtar, d.m.th. të mos presin të kalojnë dy vjet. Tashmë kemi shembujt e parë pozitivë, si Spanja dhe Rumania”, bëri thirrje eurodeputetja Agnes Jongerius.

Në shumicën e vendeve të BE-së, inflacioni përmendet në legjislacion. Ka pak vende në Evropë - dhe Bullgaria nuk është në mesin e tyre - që kanë rregulla strikte për llogaritjen e inflacionit. Për shembull, Luksemburgu, Belgjika, Franca përdorin formula dhe kur ka një inflacion të madh si ai gjatë këtij viti, përmirësojnë automatikisht nivelin e pagës minimale”, tha gjithashtu analisti:

Por për shembull Malta dhe Sllovenia – çdo vit, kur vendosin për rritjen në janar, marrin parasysh ndryshimet në koston e jetesës, ndërsa në Gjermani dhe Holandë – është ajo që është rënë dakord mes partnerëve socialë. Në shumicën e vendeve evropiane është si në Bullgari. Nuk ka asnjë rregull zyrtar - ata mund ose nuk mund të marrin parasysh inflacionin, gjithashtu mund të marrin parasysh rritjen ekonomike, ose pagat mesatare."

"Direktiva thekson gjithashtu nevojën për të forcuar inspektimet e punës, duke përfshirë një staf më të aftë dhe të shumtë për të monitoruar parregullsitë dhe për të vendosur sanksione," tha eurodeputetja Agnes Jongerius dhe Carlos Vacas dha shpresë:

Vendet që iu bashkuan BE-së pas vitit 2004 po përmirësohen ngadalë por dukshëm. Dhe kështu hendeku midis Evropës Lindore dhe Evropës Perëndimore po zvogëlohet. Vendet e Evropës Lindore po afrohen shumë për sa u përket të ardhurave, rritjes ekonomike dhe pagave. Dhe nëse ky proces vazhdon - ndryshimi mund të shkrihet plotësisht."

Nëse hendeku midis vendeve evropiane për sa u përket pagave minimale do të shkrihet vërtet në të ardhmen - koha dhe inflacioni do ta tregojnë. Dhe nëse ka përparim në mosmarrëveshjen për subvencionet për teknologjitë e pastra midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara - këtë na tregoi takimi midis liderëve nga të dyja anët e Atlantikut.

"Ne kemi rënë dakord të punojmë mbi lëndët e para kritike që janë marrë ose përpunuar në Bashkimin Evropian dhe t'u japim atyre akses në tregun amerikan sikur të ishin nxjerrë në tregun amerikan," tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

"Ne po drejtojmë investime të reja për të krijuar industri të energjisë së pastër si dhe vende pune." Dhe ne sigurohemi që kemi zinxhirë furnizimi për të dy kontinentet tona. Kjo ide është në qendër të Ligjit tonë për Reduktimin e Inflacionit dhe të planit tuaj të Marrëveshjes së Gjelbër”, shpjegoi Presidenti i SHBA-së Joe Biden:

Me fjalë të tjera, të dy liderët do të negociojnë prodhimin e baterive për makinat elektrike, si dhe zbutjen e dallimeve të tyre mbi kreditimin e taksave për makina të tilla që janë pjesë e Ligjit të Energjisë së Pastër.

Si - përmes një marrëveshjeje për mineralet, mineralet kritike, për të lehtësuar kërkesat për subvencione në Ligjin Amerikan të Reduktimit të Inflacionit.

Lidhur me shqetësimet e BE-së sa i përket këtij ligji - se programi agresiv i SHBA-së mund të zhvendosë investimet nga Blloku, ministrja e energjisë e SHBA-së Jennifer Granholm pranoi më parë: 

Biznesit i pëlqen, qeverive - jo aq shumë! Por ju duhet të bëni të njëjtën gjë, duhet të stimuloni prodhimin e energjisë së pastër edhe në vendin tuaj! Pak konkurrencë miqësore! Ne nuk duam të fillojmë luftëra tregtare! Ne duam të rinovojmë zinxhirët e furnizimit me bateri në vend. Meqë ra fjala, 111 kompani për bateri, ose të tilla furnizuese të baterive kanë njoftuar tashmë se po vijnë!

Shtëpia e Bardhë po i jep përparësi aksesit në minerale si litiumi, nikeli dhe kobalti i nevojshëm për bateritë e makinave elektrike. Përveç përdorimit të tyre, inkurajohet prodhimi i tyre dhe zinxhirët e furnizimit të tyre në Shtetet e Bashkuara.

Ka një sërë tekstesh në Ligjin Amerikan për Reduktimin e Inflacionit që krijojnë kushte për diskriminim ndaj kompanive evropiane. Në veçanti, parashikohet një kreditim tatimor për blerjen e një automjeti elektrik në vlerën 7500 dollarë nëse ai përmban bateri, pjesë dhe përbërës, si dhe lëndë të para të marra nga vendet me të cilat Shtetet e Bashkuara kanë marrëveshje të tregtisë së lirë. Meqenëse nuk është lidhur një marrëveshje e tillë me Bashkimin Evropian, kjo do të thotë automatikisht se konsumatorët nuk do të marrin një kredi tatimore kur blejnë një makinë elektrike të prodhuar në Bashkimin Evropian," saktësoi Nicolas Poitier, një analist në klasterin për çështje ekonomike “Bruegel”, në një intervistë për rubrikën "E shtuna 150" në programin "Horizont" të BNR-së.

Ndërkohë, marrëveshja për të cilën dy udhëheqësit ranë dakord të punonin do të lejonte përdorimin e komponentëve evropianë ose të materialeve të baterive në makinat elektrike që u përgjigjen kushteve për kredi tatimore në Amerikë. Kështu marrëveshja do t'i jepte BE-së statusin ekuivalent të partnerit të tregtisë së lirë të SHBA-së.

Ku është Bullgaria në këtë situatë? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e dha në një intervistë për “Horizont” drejtori ekzekutiv i klasterit automobilistik  dhe i BRAIT – Shoqatës Bullgare të Punëdhënësve “Teknologjitë Inovative”, arkitekti Ljubomir Stanisllavov:

Për momentin, në Bullgari operojnë një sërë kompanish që prodhojnë komponentë të ndryshëm që implementohen në makinat elektrike. Për shembull, ne prodhojmë parzmore për makina elektrike – në më shumë se një fabrikë; kuti baterish për makina elektrike, elektronikë dhe kontrolle për makina elektrike. Shumë gjëra tashmë po bëhen në Bullgari, por ka ende shumë për të dëshiruar.

Në Evropë ekziston e ashtuquajtura European Battery Alliance, e cila përbëhet nga vende dhe kompani që punojnë aktivisht në këtë fushë. Por për fat të keq, në kohën kur kjo aleancë u krijua, vendi ynë nuk shfaqi dëshirë për të marrë pjesë në të. Për momentin po përpiqemi të bëjmë hapa që vendi ynë të përfshihet në Aleancën Evropiane të Baterive”, shtoi drejtori i Klasterit Automobilistik, ndërsa në lidhje me Ligjin Amerikan për Reduktimin e Inflacionit, i cili promovon investimet e baterive, ai theksoi se “vërtet po punon”:

Ju përmendët se 111 kompani kanë shprehur interes për të investuar. Javën e kaluar, projekti për Volkswagen për të krijuar një fabrikë baterish në Evropën Lindore u ngri për momentin – pikërisht për shkak të paketës së madhe të stimujve që Shtetet e Bashkuara ofrojnë për një aktivitet të tillë. Ndërkaq, në fund të javës së kaluar, ne morëm një mesazh se Komisioni Evropian aktualisht - që nga e enjtja – është duke diskutuar masa të reja. Dokumenti quhet “Korniza e përkohshme për menaxhimin dhe ndryshimin e krizave” dhe ky dokument vendos rregulla shumë më të lira për dhënien e ndihmës shtetërore, d.m.th. anëtarët e BE-së do të kenë të drejtën për të dhënë stimuj më të mëdhenj, paketa më të mëdha nxitëse në veçanti për prodhimin e baterive.

Për momentin, vendi i shquar jo vetëm në Evropën Lindore, por në përgjithësi në Evropë është Hungaria, e cila deri më tani ka arritur të tërheqë shtatë projekte shumë të mëdha për prodhimin e baterive, në atë masë saqë KE rekomandon që investitorët nga sektori të shikojnë në drejtim të vendeve të tjera, në mënyrë që të mos ketë përqendrim të tepruar atje”, tha arkitekti Ljubomir Stanisllavov, i cili me rastin e skemës evropiane të pagës minimale, theksoi:

Niveli i pagave në Bullgari po rritet – kjo është diçka që po ndodh edhe falë industrisë së automobilave. Nuk është sekret që kompanitë e makinave arrijnë të paguajnë më mirë se kompanitë e tjera në rajonin përkatës. Çështja e madhe këtu është se kjo rritje është e menaxhueshme dhe e planifikuar dhe jo e bazuar në ndonjë direktivë apo dokument që lëshohet nga qeveria nga sot në nesër, pasi kjo është e dëmshme për kompanitë”.

Në kryeqytet, niveli i pagave tashmë është mbi nivelin mesatar evropian, ndaj nuk pres ndonjë ndryshim në rajonin e Sofjes. Aktualisht, ky është një nga rajonet që tërheq më shumë investime në Bullgari. Sigurisht, për rajone të tjera ku një nga stimujt për të tërhequr investitorët janë pagat më të ulëta, kjo do të ulë konkurrencën e tyre. Nuk jemi më vendi që fillimisht tërhiqte investime vetëm në bazë të prodhimit me një kosto shumë të ulët. Tashmë jemi riorientuar drejt prodhimeve me vlerë të shtuar më të lartë dhe me më shumë zgjidhje inxhinierike”, theksoi drejtori ekzekutiv i BRAITShoqatës Bullgare të Punëdhënësve “Teknologjitë Inovative”.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Ky material është përgatitur në kuadër të rrjetit radio evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A stigmatizohen fëmijët me autizëm në Bullgari?

Në mbarë botën, çrregullimet e spektrit të autizmit po rriten në një progresion gjeometrik. Bullgaria nuk bën përjashtim në këtë drejtim. Dhe nëse më shumë se një dekadë më parë një në 10 000 fëmijë në mbarë botën diagnostikohej me autizëm, sot..

botuar më 24-06-03 7.05.PD
Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Një bullgar u mëson fëmijëve në Ugandë këngë dhe valle popullore bullgare

Nxënësit në Ugandë mësojnë të këndojnë këngë bullgare dhe të luajnë vallet tona popullore. Kjo falë Daniell Delibashevit, i cili krijoi një shkollë në vendin afrikan dhe ndihmon fëmijët vendas. Ai u dekorua nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës,..

botuar më 24-06-02 8.35.PD
Foto: Kopshti i Fëmijëve

Një urë drejt së mirës - shembulli i mirë nga një kopsht bullgar

Qyteti i Breznikut, vendlindja e mbretit kombëtar të të qeshurit të hidhur Stojan Milenkov ,  ndodhet në Bullgarinë Perëndimore dhe është i treti më i madh në rrethin e Pernikut. Sipas të dhënave të fundit që nga marsi 2024, atje jetojnë 3 762..

botuar më 24-06-01 9.05.PD