Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Greqia shpalli zi kombëtare pas aksidentit të rëndë hekurudhor

Foto: EPA/BGNES

Ministri i transportit i Greqisë, Kostas Karamanlis, dha dorëheqjen pas një aksidenti të rëndë hekurudhor në linjën Athinë-Selanik herët në mëngjes, ku humbën jetën më shumë se 40 persona. Në këtë aksident të rëndë u përplasën ballë për ballë një treni pasagjerësh dhe një treni mallrash pasi u lanë të lëvizin në të njëjtën binarë. Tre vagonët e parë të trenit të pasagjerëve u dogjën plotësisht dhe u bënë hi. Në vend u shpall tri ditë zie kombëtare.

Në tren udhëtonin dy bullgarë. Sipas Nova TV ata janë në gjendje të mirë. Anton Markov, konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Selanik, tha për BNR se përfaqësia jonë diplomatike është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizitat e të huajve në Bullgari në vitin 2023 arritën nivelet para COVID-19

Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet në pasqyrën ekonomike të treguesve makroekonomikë të ekonomisë bullgare të Bankës Kombëtare..

botuar më 24-05-19 9.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..

botuar më 24-05-17 7.20.MD

Shumica e mbështet demokracinë, por ka pikëpamje kontradiktore për të

63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Trend”, të porositur nga Instituti “Shoqëria e Hapur” - Sofje. Besimi te..

botuar më 24-05-17 11.37.PD