Një alarm për bombë mbylli për pak kohë Gjykatën në Sofje, njoftoi BTA. Kërcënimi i rremë u dërgua me faks në prokurori. Edhe godina e Gjykatës së Qarkut të Sofjes mbeti e mbyllur për disa orë, sërish për shkak të një alarmi të rremë për një mjet shpërthyes.
Për të njëjtën arsye u mbyllën edhe disa shkolla metropolitane, ku fëmijët duhej të evakuoheshin urgjentisht. Disa nga institucionet arsimore pezulluan mësimin për gjithë ditën. Vijon këqyrja e objekteve dhe deri më tani nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes.
Dje, një sinjal i ngjashëm bëri të nevojshëm një kontroll të plotë të Aeroportit të Sofjes, si dhe të disa stacioneve të autobusëve.
Alarmi i rremë për bombë në aeroportin e SofjesKabineti ynë ka një horizont të shkurtër, ne nuk kemi të drejtë t'u kërkojmë njerëzve që të lënë jetën në pritje derisa të zgjidhet një kabinet i rregullt. Prandaj ne e bëjmë punën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme, deklaroi në një intervistë për..
Vendet arabe mund të luajnë një rol vendimtar në gjetjen e një rrugëdaljeje nga konflikti izraelito-palestinez dhe arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, shkroi ish-ministri i jashtëm bullgar Nikollaj Mlladenov në botimin e Emirateve të..
Nuk do të ketë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, tha ministri në detyrë i energjetikës, Vlladimir Malinov. Mendoj se rritja mund të jetë minimale brenda proceseve inflacioniste. Ka mekanizma për të..
Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet..
Nuk do të ketë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, tha ministri në detyrë i energjetikës, Vlladimir..
Kabineti ynë ka një horizont të shkurtër, ne nuk kemi të drejtë t'u kërkojmë njerëzve që të lënë jetën në pritje derisa të zgjidhet një kabinet i..