Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kabineti teknik propozon zgjatjen e zbatimit të buxhetit të vjetër

Foto: Fotokolazh Jana Stamenova

Pas takimit me presidentin,  “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi që qeveria e përkohshme të paraqesë në parlament projektbuxhetin për vitin 2023. Afati për dorëzimin e buxhetit skadon më 31 tetor.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, ushtruesja e detyrës së ministres së financave Rosica Vellkova tha se buxheti është plani financiar i shtetit dhe programi i qeverisjes së mazhorancës, e cila ende nuk është e formuar. Sipas saj, nuk ka asnjë qeveri teknike te e cila të jetë miratuar një buxhet. Në këshill, kabineti u propozoi partnerëve socialë dhe punëdhënësve një projektligj për zgjatjen e vlefshmërisë së buxhetit të vjetër për vitin 2022, deri në formimin e qeverisë së re të rregullt.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD
Godina e BNB

Banka Kombëtare Bullgare kujtoi pse nuk duhet të mbinxehet tregu me hipotekat e pasurive të paluajtshme

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) publikoi "Rishikimin e masave të vendosura për rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar", nga kreditë e siguruara me hipotekë për banesat dhe pasuritë e paluajtshme. “Shqetësime të tilla kanë arsye serioze duke..

botuar më 24-05-27 12.18.MD

Standard&Poor's konfirmoi vlerësimin e Bullgarisë dhe perspektivën pozitive

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor's (S&P Global Ratings) konfirmoi vlerësimin afatgjatë dhe afatshkurtër të kreditit të Bullgarisë në monedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2'. Perspektiva për vlerësimin mbetet pozitive...

botuar më 24-05-26 7.10.PD