Një renditje e Road Trip Index 2022 (Indeksi i udhëtimeve me automobila), e kryer nga motori kryesor i kërkimit të udhëtimeve në botë KAYAK, zbulon destinacionet më të mira evropiane që ia vlen të vizitohen këtë vit duke udhëtuar me veturë.
Për këtë qëllim u studiuan dhe u renditën 33 vende në Evropë sipas 24 faktorëve individualë. Më pas ato u ndanë në 5 kategori të veçanta: të ashtuquajturat “udhëtime buxhetore”, qëndrueshmëria, kampingjet, rehati dhe infrastruktura, ruajtja e natyrës dhe atraksionet. Renditja lejon që pasagjerët të përshtatin udhëtimin e tyre sipas preferencave të tyre. Rezultatet tregojnë se vendet me vlerësimet më të larta sipas pesë treguesve janë: Serbia (udhëtimet buxhetore), Holanda (qëndrueshmëria), Franca (kampingjet, pamja dhe natyra) dhe Zvicra (komoditeti dhe infrastruktura).
Me rritjen e çmimit të karburanteve këtë vit, preferohen gjithnjë e më shumë të ashtuquajturat “udhëtime buxhetore”. Lidhur me këtë, Bullgaria rekomandohet si një destinacion i lirë, duke zënë vendin e pestë në renditje, në kategorinë e udhëtimeve buxhetore. Rezulton se çmimet e karburanteve në vendin tonë janë ndër më të ulëtat në Evropë (benzina A 95 rreth 3,40 leva). E njëjta gjë vlen edhe për çmimet për përdorimin e makinave me qira, tarifat e akomodimit në hotel dhe parkimit. Mesatarisht, marrja me qira e një makine në Bullgari kushton 34 euro në ditë, që është një nga çmimet më të përballueshme në krahasim me të gjitha vendet e tjera në listë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fluturime çarter nga Meksika deri në Sofje do të kryhen çdo dy javë deri në fund të nëntorit 2024, raporton bgtourism.bg. Pak ditë më parë në Aeroportin e Sofjes u ul një avion i një kompanie ajrore bullgare me 320 turistë meksikanë. Ky është..
Arkeologia dhe udhëtare e njohur Prof. Bethany Hughes nis një udhëtim emocionues nëpër Bullgari në episodin e ri "Thesaret me Bethany Hughes", i cili u transmetua në ditën festive të 24 Majit në kanalin Viasat History. Episodi u prit me..
Gjëja e parë që bën përshtypje në fshatin Garvan janë shtëpitë e bukura dhe shumë të mirëmbajtura në stilin vendas tipik për rajonin e Dobruxhës të Bullgarisë Verilindore. Fshati ndodhet në zemër të "Hambarit të Bullgarisë" jo shumë larg qytetit..