Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filigrani - një art, traditë, zanat para harresës

“Java e Artizanatit” do të mbahet nga 27 qershori deri më 3 korrik në Muzeun Etnografik Rajonal në Plovdiv

13
Foto: Facebook / @Filigree.bg

Çdo një punë kërkon mjeshtrin e vet - thotë populli bullgar. Që të bëhesh një mjeshtër i vërtetë duhet dhe një talent i vërtetë, një përkushtim dhe shumë, shumë kohë. Vite të tëra me radhë një punë këmbëngulëse, të cilat të mund ta kthejnë identitetin e një mjeshtri të veçantë në një pjesëze nga tradita, e cila ka qenë dhe do të mbetet pas tij. Sot, kur shoqëria jonë i është nënshtruar jetesës së shpejtë dhe të lehtë, gjithnjë e më shumë zanate të vjetra artistike janë në rrugë për tu zhdukur. Thjesht nuk ka mjeshtër. Por, nuk ka dhe të rinj të cilët të paguajnë me kohën e tyre të lirë që t’i trashëgojnë. Një prej këtyre zanateve është bizhuteria dhe në veçanti teknika e argjendarisë me filigran. 


Etimologjia e termit vjen nga latinishtja dhe do të thotë filum - "fije" dhe granum - kokërr dhe përbën një ndërthurje të imët, përdredhje ose thurje të fijeve të holla dhe fleksibël prej argjendi ose ari, që përmes të cilëve arrihet efekti i dantellës delikate dekorative të hapur, azhur. Këto fije ngjiten në pikat e kontaktit me njëra-tjetrën, ose mbi një bazë metalike prej ari ose argjendi.Filigrani mund të shihet në bizhuteri, në vathë, gjerdan, diadema, por edhe në prodhimin e kupave, tabakave, kopsave, rripave dhe kornizave.

Kjo teknikë kërkon një nivel të lartë të mjeshtërisë artistike dhe të bizhuterisë, i gjithë procesi është jashtëzakonisht një punë dore, tregon për Radion Kombëtare Bullgare mjeshtrja e bizhuterisë nga qyteti Berkovica Ceca Damjanova. Sipas fjalëve të saj, teknika daton që nga lashtësia e thellë dhe nëpër trojet bullgare fillon të paraqitet aty rreth vitit 3000 përpara Krishtit. Në mesjetë filigrani ka qenë jashtëzakonisht i zhvilluar si zanat - mjeshtrit kanë pasur ndjenjë ndaj detajit, prandaj dhe krijimet e tyre kanë qenë të shpërndara gjerësisht në enët e kishës.


Më vonë bizhuteritë, e punuara me këtë teknikë, janë mbajtur nga qytetarët si një shenjë e statusit social. Disa nga bizhuteritë më të bukura dhe më të shtrenjta në Bullgari janë bërë me argjend të pastër dhe me prarim floriri nga mjeshtrit e shkollës së Çiprovos, ku pas Rilindjes ato fitojnë një popullaritet nëpër të gjithë Evropën.

“Është jashtëzakonisht komplekse dhe kërkon vite trajnimi dhe punë në mënyrë që një person të arrijë nivelin e kërkuar për të krijuar bizhuteri të bukura me stilin e tij personal”, thotë Ceca Damjanova.


Vet ajo, ka filluar të merret me këtë teknikë përpara më shumë se 60 vjetëve. Në qytetin e saj të lindjes ajo ka qenë pjesë nga kooperativa “Dhurime dhe bizhuteri në Berkovica”, të krijuar gjatë viteve 60 të shekullit të kaluar nga nxënësi i shkollës së Çiprovos Teodor Spasov, dhe ka bashkuar afro 200 mjeshtër argjendarie. Sot në këtë bashkim bëjnë pjesë rreth dhjetë argjendarë dhe mungon interes nga ana e të rinjve ndaj këtij arti. Në fakt, shkolla e vetme e mesme me një degë të specializuar “Argjendar” në Bullgari sot është në qytetin Plovdiv-“Nikolla Vapcarov”. Prej afro 20 vjetëve qindra bullgarë kanë shansin të nisen në rrugën e “mjeshtërisë” dhe të fitojnë dijet e tyre të para dhe mjeshtëri në imtësitë e këtij zanati tepër elitar dhe të bukur.

Kohët e fundit nxënësit e tanishëm në klasë kishin mundësinë unikale të afrohen deri tek filigrani me ndihmën e mjeshtërve të pakët të mbetur - Stefan Stefçev, Allbena Stefçeva dhe Ceca Damjanova.

“U gëzova shumë kur kuptova se në kuadrin e projektit në Plovdiv ka një klasë në të cilën nxënësit mësojnë për argjendarë. Kjo është një gjë shumë e shkëlqyer. Këta janë të rinj, të cilët duan, interesohen, mësojnë, fusin diçka moderne në teknikën e filigranit dhe krijohen gjëra shumë të bukura. Ja, pikërisht këta fëmijë duhet të përkrahen, deklaroi zonja Damjanova.

Mjeshtrit kanë mbetur të mahnitur nga entuziazmi dhe këmbëngulja me të cilën kanë punuar të rinjtë. Dhe me ndihmën e njerëzve me përvojë në këtë zanat ata kanë mundur të krijojnë vathi dhe stoli të tjera prej argjendi në bazë të një teknike, të cilën nesër mund të mos të ketë se ku ta shikojnë.

Nëse dhe ju keni një kureshtje ndaj zanateve të vjetra bullgare, ju rikujtojmë se “Java tradicionale e Artizanatit” në Plovdiv do të zhvillohet sivjet midis 27 qershorit dhe 3 korrikut në Muzeun Etnografik Rajonal në qytet.

Përpiloi: Vesella Krësteva /është përdorur intervista e Lili Goleminovës, BNR-Radio Sofja/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: filigree.bg, Facebook / @Filigree.bg, ruralbalkans.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

D-r Mustafa Haxhi

Mirëdashja është në qendër të festës së Kurban Bajramit

Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..

botuar më 24-06-16 5.50.PD

Arife - dita kur myslimanët përgatiten për Kurban Bajramin

Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..

botuar më 24-06-15 7.05.PD

Ngjitja e Zotit Jezu Krisht në Qiell është ndër festat e preferuara të bullgarëve

Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..

botuar më 24-06-13 6.10.PD