Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Radev: Vizita e Kirill Petkovit në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte e nxituar

Foto: BGNES

Çdo veprim i nxituar i qeverisë bullgare dhe çdo sinjal paraprak pozitiv mund të keqinterpretohet si lëshime nga pala bullgare. Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske me rastin e takimit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë Veriore me përfaqësuesit e organizatës separatiste OMO Ilinden, e cila proklamuan ekzistencën e të ashtuquajturit “minoritet maqedonas” në Bullgari. Radev tha se një sjellje e tillë e largon Republikën e Maqedonisë së Veriut nga rruga për në BE. Ai theksoi se bullgarët në Maqedoninë e Veriut po luftojnë për barazi, e cila do të garantohet në kushtetutën e vendit, duke i regjistruar bashkë me kombësitë e tjera, si dhe për integrimin e tyre të plotë në jetën publike të vendit.

“Vizita e kryeministrit Kirill Petkov në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte e nxituar, kam pasur biseda të sinqerta me të”, tha Radev. Ai theksoi se është e rëndësishme që diplomacia bullgare të realizojë plotësisht kapacitetin e saj profesional, të mos i besojë ekspertizës së jashtme, organizatave joqeveritare dhe të mos i nënshtrohet presionit të jashtëm.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Me zgjedhjet për PE në Slloveni, votuan edhe për votim preferencial, eutanazi dhe kanabis për qëllime mjekësore. Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Slloveni më 9 qershor, pjesëmarrja tejkaloi 41%  dhe ishte më e larta që nga viti..

botuar më 24-06-14 5.35.MD

Shpërndarja e vendeve të eurodeputetëve nga Bullgaria është e qartë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau mandatet sipas partive për 17 vendet e eurodeputetëve nga Bullgaria. GERB-SDS merr 5 mandate, Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) - 3, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) - 3,..

botuar më 24-06-13 9.39.PD

U bë traditë që bullgarët jashtë vendit të votojnë për ata që shprehin ndjenja proteste

Kriza politike në Bullgari solli befasinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare - të gjashtat në më pak se tre vjet. Nga një parlament gjashtëpartiak, parlamenti ynë u rrit me një forcë të re politike, pasi 13 deputetë do të ketë partia politike..

botuar më 24-06-12 7.05.PD