Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokuroria premtoi hetim të shpejtë të aksidentit të rëndë në Autostradën “Struma”

Foto: Prokuroria e Republikës së Bullgarisë

Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, përfaqësuesit e prokurorisë morën përsipër angazhimin që të punojnë sa më shpejt në hetimin e aksidentit të rëndë rrugor në Autostradën “Struma”, ku humbën jetën 46 persona.

Një nga hipotezat për tragjedinë është se autobusi mbante një sasi të karburantit - naftë, benzinë ​​dhe diçka shkaktoi ndezjen. Autobusi u dogj brenda pak sekondash. Kjo nuk mund të bëhet vetëm nga mobiliet brenda. Ato punohen prej materialesh thuajse jo të djegshme, të tilla janë kërkesat”, komentoi për BNR eksperti Nikollaj Hristov, i cili punoi në hetimin e aksidentit në Hitrino.

Ministria e Transportit e Maqedonisë së Veriut njoftoi se do t’i hiqet leja e firmës “Besa Trans” – pronare e autobusit të aksidentuar në Bullgari. Ata theksojnë se autobusi nuk figuron në bazën elektronike të të dhënave të Ministrisë së Transportit, transmetoi i dërguari i BMR-së Georgi Markov.

Lëvizja në Autostradën “Struma” në drejtim të qytetit Bllagoevgrad mbetet e mbyllur deri në përfundimin e kontrolleve në vendin e aksidentit të rëndë në afërsi të Bosnekut.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ceremoni me fishekzjarrë në qytetin e Vracës në kujtim të Hristo Botevit

Trupat e ushtrisë bullgare do të marrin pjesë në aktivitetet solemne në kujtim të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, të cilat do të mbahen në të gjithë vendin. Më 1 qershor do të..

botuar më 24-06-01 5.05.PD

Për 75% të fëmijëve, prioritet në arsim duhet të jenë aftësitë për jetën

Deri më 31.12.2023, në Bullgari ka 1 104 198 fëmijë nën moshën 17 vjeç, ose 17,1% e popullsisë së përgjithshme. Këtë e tregojnë të dhënat e përgatitura nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe UNICEF-i i Bullgarisë, me rastin e 1 qershorit –..

botuar më 24-05-31 8.05.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në zona të izoluara, kryesisht në gjysmën veriperëndimore të vendit do të ketë reshje shiu afatshkurtra me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri..

botuar më 24-05-31 7.20.MD