8 vjet pas krijimit të rrugës çiklistike Dunav Ultra, interesi ndaj tij është i madh. Shkaku fshihet në larminë tepër të veçantë të Rajonit tonë Danubjan, i cili akoma është terra incognita për turizmin në masë. Duke lëvizur nëpër itinerar, çiklistët përjetojnë një aventurë të vërtetë, të përmbushur me takime me natyrën e egër, historinë, traditat dhe kulinarin vendase. Përpara 8 vjetëve ne filluam me 2 fjetje, kurse gjatë kësaj vere, pavarësisht nga kriza pandemike, do të arrijmë të realizojmë më shumë se 2000 net për çiklistët, të cilët lëvizin nëpër këtë itinerar”-prognozon Boris Begëmov, krijues i projektit Dunav Ultra dhe shton:
“Këtë vit ne krijuam aplikacionin në celular Dunav Ultra, i cili është një udhëzues që përmban informacion për mbi 350 partnerë. Këto janë lloje të ndryshme të pikave të logjistikës, siç janë akomodimi, restorantet, pamjet interesante, shërbimet e biçikletave dhe pista të rekomanduara që ku mund të kalohet. Aplikacioni në celular Dunav Ultra është një inovacion të një tipi të tillë për Bullgarinë, sepse ofron mundësi përpara personit të veçantë ose një grupi të çiklistëve vetë të organizojnë udhëtimin dhe të kalojnë të gjithë itinerarin ose pjesë të tij në çdo kohë të vitit të zgjedhur lirisht prej tyre.”
Padyshim që rajoni danubian është një nga rajonet më të varfra dhe të prapambetura tek ne, por fsheh thesare të panjohura nga pikëpamja e njerëzve dhe e trashëgimisë natyrore dhe historike. Diçka më tepër - udhëtimi nëpër luginën bullgare mund të kalojë në një përjetim shpirtëror. Prandaj shumica e krahasojnë me udhëtimin me këmbë El Camino de Santiago në Spanjë, por në vitet e para të tij, përpara se të komercializohet dhe të kthehet në një “kapan për turistët”. “Lugina jonë është një destinacion ekzotik për aventurierët”- thotë Boris Begëmov. Kurse Rruga Çiklistike Dunav Ultrae zbulon rajonin në të gjithë larminë e tij.
Çiklistët vizitojnë qytetin romak Ullpia Eskus, anijen Radecki dhe shijojnë pamje të bukura nga lumi nga qyteti Orjahovo. Ata shikojnë gjurmët nga kampi i legjionit romak Nove rreth qytetit Svishtov dhe kalan Dimum në Belene /shekulli 1-4 përpara lindjes së Krishtit/, ngjiten dhe presin njëri-tjetrin në majë të kalasë së Shishmanit në qytetin e Nikopoll, kurse pas kësaj pushojnë në plazhin e Nikopollit i cili është karakteristik me rërën e tij fine.
Ata që lëvizin përgjatë rrugës ndalen në muze, komunikojnë me njerëzit vendas, admirojnë kishat e bukura përgjatë rrjedhjes së Danubit ...
“Ata mund të provojnë nga kuzhina e regjionit, e cila është jashtëzakonisht specifike me çorbën e peshkut, e cila në vendet e ndryshme përgatitet në mënyra të ndryshme - thotë Boris Begëmov. - Mund të shijojnë nga peshku i Danubit, i cili është një markë e njohur. Bëhet fjalë për receta të ndryshme dhe dhurata të ndryshme natyrore të rajonit.”
Sipas traditës çdo verë entuziastë nga Bullgaria, Rumania dhe vende të tjera përfshihen në kalimin e udhëtimit të njohur me biçikleta. Sivjet edicioni i tetë i turneut të çiklizmit Dunav Ultra do të nisë më 3 shtator në qytetin Vidin. Ideja e organizatorëve është që të popullarizohet traseja dhe 111 vendet e populluara, përmes të cilave kalon. Pjesëmarrësit më të rinj do të provojnë të kalojnë distancën 700 kilometrash për më pak se 48 orë, por grupet bazë do ta kalojnë trasenë me një grafik midis 5 dhe 10 ditë kalendarike.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Boris Begëmov
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..