Që nga fillimi i stinës së re arkeologjike, e cila ka filluar më 1 qershor, arkeologët u ndeshën me një mori artefaktesh të vlefshme, derisa kanë studiuar qytetin e lashtë Herakleja Sintika, të vendosur në rajonin e vendbanimit Rupite. Midis tyre është një imazh i Aleksandrit të Madh, një imazh i stampuar i një muzikanti, një skulpturë masive mermeri të një demi, një statujë e lidhur me kultin ndaj perëndeshës Mitra, një mbishkrim nga shekulli i 1, për nder të perandorit Tiberij dhe një statujë e punuar në mënyrë shumë fine e një gruaje të re me gjatësi të plotë. Arkeologët pohojnë se bëhet fjalë për një statujë të perëndeshës së lashtë greke të fitores Nike, sepse statuja është gjendur në vendin e Akropolit, ku ndodhej vendi i shenjtë i qytetit të dikurshëm. Statuja ka krahë shumë mirë të ruajtur, por koka e saj mungon. Supozohet se ka pësuar dëmtime gjatë pushtimeve të fiseve barbare në fund të shekullit të tretë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
76 vjet pas vdekjes së tij, mbreti i parë bullgar i Mbretërisë së Tretë Bullgare, Ferdinandi i Parë, u kthye në shtëpi, në Pallatin "Vrana", gjë me të cilën u përmbush vullneti i tij i fundit. Në testamentin e tij ai shkruante se dëshironte të..
Më 29 maj, mbetjet mortore të mbretit bullgar Ferdinand do të transportohen nga qyteti gjerman i Koburgut në Sofje me një avion ushtarak. Arkivoli do të ulet solemnisht dhe do të vendoset në një makinë vdekjeje, e cila do të udhëtojë..
Një objekt novator muzeal hap dyert në varrezat ushtarake pranë Tutrakanit. Memoriali "Epopeja e Tutrakanit - 1916" ndodhet në një ndërtesë të re muze të ndërtuar për këtë qëllim. Ai përfshin një sërë teknologjish të reja që zhytin vizitorin në..