Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzika në çati ose sesi mblidhen "vibracionet e shpërndara"

Foto: YouTube

Që të dy janë bullgarë, që të dy kanë mësuar në Holandë, janë shokë dhe e adhurojnë xhazin. Këta janë Mihaill Ivanov - kontrabas dhe Aleksandër Llogozarov - kitarë. Prej viteve çdo një prej tyre ecën nëpër rrugën e vet personale muzikore. Mihaill Ivanov pasi përfundon  arsimin e vet të lartë në “vendin e tulipanëve “, vendoset  në Itali, kurse Aleksandër Llogozarov zgjedh që të kthehet në Bullgari. Ndryshimet, të cilat u zhvilluan në jetën e të gjithëve gjatë vitit të fundit, ndikuan si negativisht, kështu dhe pozitivisht mbi shumë prej muzikantëve. Duke mbetur në shtëpi, pa koncerte dhe takime me kolegët dhe publikun, shumë prej tyre krijuan një muzikë të re madje dhe formacione të reja. Kjo qe dhe koha në të cilën Mihaill Ivanov dhe Aleksandër Llogozarov u bashkuan si një duet nën emrin Noise Linguistix. Si fillon çdo gjë, tregon Mihaill Ivanov:

“Çdo gjë filloi me iniciativën e Bashkisë së Kryeqytetit “Solidaritet në kulturë”, në sajë të së cilës ne incizuam katër video në çatinë e një godine. Vendosëm të vazhdojmë të incizojmë idetë tona muzikore dhe t’i mbledhim në një album. Kurse ai u ndihmua nga Fondi Kombëtar “Kulturë” mbi programin “Iniciativa Krijuese”. Të dy me Aleksandrin jemi shokë të mirë prej shumë viteve, përveç kësaj prej shumë kohe ekzekutojmë bashkë. Dhe në fakt në albumin Scattered Vibrations (Vibracione të shpërndara) unë mblodha kompozicione të mia të vjetra dhe më të reja.

Në këto kohëra, në të cilat bota heshti, muzika qe gjuha jonë e komunikimit, që aty erdhi dhe emri i duetit tonë Noise Linguistix (“Zhurmë Linguistike”), që është një lojë të fjalëve midis muzikës, zhurmës dhe gjuhës. Kurse titulli i projektit Scattered Vibrations vjen nga fakti se, siç ju thashë në të kam mbledhur ide të mia “të shpërndara” nga e kaluara, të cilat qenë nëpër fletë të shpërndara këtu e atje, nëpër flash drives dhe mbartës të tjerë, me fjalë të tjera vibracioni i shpërndarë i muzikës. Në Album pjesa më e madhe e pjesëve janë të miat, ka dhe një pjesë të Aleksandrit, një të Rodrigo Fajnës - miku im nga Argjentina. Kemi dhe miq - muzikantë: Martin Markov - piano, Rosen Zahariev -Roko - flugelhorn. Kompozicionet janë përgjithësisht tetë - katër me miq dhe katër në duet.”

Shumë interesant  është dhe fakti se, në incizimet nuk ka perkusione. Vetëm në këngën finale “Unë u dashurova pas një vajze”, në të cilën tingëllon zëri i Sibina Radenkovës nga formacioni vokal Avigeya Voices (“Avigeja”), programimin  e daulles e bën Stefan Goranov. Mihaill dhe Aleksandër kanë dëshirë që ata të jenë dueti bazë, kurse kur pjesët lejojnë, të ftojnë dhe muzikantë të ndryshëm.  Kopertona është e formuar nga një miku i vjetër i Mihaill Ivanovit-dizainjeri grafik nga Zagrebi - Jasmin Peco.

Pas premierave në Sofje dhe në Plovdiv në fund të muajit qershor, gjatë gushtit dueti do të prezantojë albumin e vet debutues në akoma dy festivale të tjera - të Varnës për muzikë eksperimentale dhe arte audio–vizuale “Radar” (7 gusht) i krijuar nga Dimitër Bodurov dhe “Myyn mjuzik” që do të zhvillohet në një fshat të vogël në afërsi të Shumenit. Presin ftesa dhe nga festivalet e tjerë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD

"Gjithçka është në rregull"

Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..

botuar më 24-10-29 6.20.PD
Millço Leviev

Koncert kushtuar muzikantit të madh bullgar Millço Leviev

Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..

botuar më 24-10-28 12.30.MD