Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikueshmëria, vaksinimi masiv, hotelet kovid, apo si ta shpëtojmë verën turistike 2021?

Foto: Veneta Nikollova

Në këtë moment turistët kërkojnë një siguri më të madhe dhe parashikueshmëri. Ata gjithnjë e më pak ndikohen nga çmimet, nga atraksionet suplementare, cilësia e shërbimit si dhe nga faktorë të tjerë, të cilat paracaktonin sjelljen e tyre përpara Covid krizës, mendon Ivan Groshev, kompania e të cilit është operatori kryesor turistik në tregun britanik. Rënia e rezervimeve turistike nga Britania e Madhe është midis 80 dhe 90%, por e ngjashme është situata dhe me tregjet tona të tjera, alarmojnë punonjësit në sektor. Në fillim të muajit qershor vendpushimet tona detare janë jashtëzakonisht të qeta, kurse industria çuditet sesi të shpëtojë sezonin.

Bullgaria për një kohë të gjatë qe pasive, ajo nuk mundi të dërgojë mesazhet e duhura jashtë, se është një destinacion i sigurt, i cili merr masa kundra infektimit dhe garanton qëndrimin e parrezikshëm të miqve të vet, janë të bindur Groshev dhe kolegët e tij. Përveç kësaj, masat të cilat kanë një qëndrim të drejtpërdrejtë ndaj degës turistike tek ne, shpalleshin në momentin e fundit. “Për shembull procedura për hyrjen e shtetasve të huaj në Bullgari nga data 1 maj sivjet qe publikuar më 30 prill. Kjo praktikisht shkatërroi pushimet e Pashkëve në tregun rumun, sepse është afër mendjes se rumunët nuk janë duke pritur orën 12 në mesnatë më 30 prill, që të vendosin nëse do të udhëtojnë për në vendin tonë”-është në mëdyshje Ivan Groshev. Dhe akoma:

“Lidhur me hotelet kovid, këtu ka një negativ  të madh dhe kjo tregohet nga operatorët turistikë si një minus. Turisti është i lënë vet  kur jep një test pozitiv PCR në vendpushimin. Në Qipro dhe në Greqi shteti merr përsipër qëndrimin e tij në kovid hotele të caktuara ose vende për vendosjen e të karantinuarve. Kurse, në vendin tonë ne themi: “Çdo një të përballojë vet situatën në mënyrën në të cilën mendon për më të mirë”. Tani është momenti më adekuat, në të cilin shteti duhet të përcaktojë kovid hotelet ose vendet për vendosjen e të karantinuarve dhe të garantojë , se do të marrë përsipër shpenzimet  rreth qëndrimit të tyre aty. Shumë njerëz kundërshtojnë - “Po, por ka sigurime!” Por, sigurimi mbulon trajtimin dhe jo qëndrimin. Kurse kur duhet të mbeteni këtu akoma 14 ditë, këto janë shpenzime serioze suplementare”.

Shteti duhet që sa më parë të përgatisë një koncept të sigurisë së turistëve, të cilin ta prezantojë në tregjet tona kryesore jashtë shtetit. Vetëm kështu do të mundim deri diku të kompensojmë rënien dramatike të pritshme të pushuesve të huaj këtë verë, mendojnë nga industria. Por çfarë gjëje tjetër akoma mund të bëhet, që të shpëtohet sezoni?

“Vaksinimi duhet të përshpejtohet, sepse ky është një nga kriteret, mbi të cilat shtetet vendosin se në cilin segment do të bjerë një destinacion - nëse do të jetë zonë e “gjelbër”, “portokalli” ose “e kuqe” dhe çfarë paralajmërimesh për udhëtim  do të drejtojnë ndaj qytetarëve të vet autoritetet - thotë Ivan Groshev. Mjerisht, në Bullgari u dhamë shumë hapësirë njerëzit që janë kundër vaksinimit për të promovuar idetë e tyre. Por, nëse kemi një përqindje të lartë të të vaksinuarve, klientët do të jenë më të qetë dhe të motivuar që të regjistrohen për pushime tek ne.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD
Evtim Milloshev

Bullgaria mbledh operatorë turistikë nga e gjithë Evropa në një forum prestigjioz

Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..

botuar më 24-10-24 8.40.PD