Skuadra e "Lludogorec" fitoi një titull rekord të dhjetë radhazi të Bullgarisë, pasi mundi "Beroe" me 3: 1 në terren të vet në Razgrad, në një ndeshje të raundit të 27-të të Ligës së Parë të Futbollit. Kështu, Lludogorec regjistroi fitoren e tij të 21-të që nga fillimi i sezonit dhe tashmë ka 67 pikë, 14 më shumë se CSKA e dytë, dhe deri në fund të sezonit kanë mbetur vetëm katër raunde.
“Shqiponjat” nuk mund të zhvendosen më nga vendi i parë dhe janë zyrtarisht kampionë për të dhjetën herë radhazi, duke përmirësuar arritjen e CSKA prej nëntë titujsh radhazi nga mesi i shekullit të kaluar.
Me triumfin e tij, Lludogorec i siguroi vetes pjesëmarrje në kualifikimet e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.Nënkampioni evropian i boksit Radosllav Rosenov fitoi një kuotë olimpike në kategorinë 63.5 kg pasi mposhti Aleksandru Paraskiv të Moldavisë në turneun në Bangkok. Kështu ai u bë boksieri i pestë bullgar me kuotë për lojërat në Paris. Te femrat..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov mundi hungarezin Fabian Marozhan me 6:0, 6:3, 6:4 në raundin e dytë të Roland Garros. Gjatë gjithë ndeshjes ai dominoi kundërshtarin e tij. Në raundin e tretë të Kampionatit të Hapur të Francës Grigor..
Bullgarja Sillvija Azdreeva , e cila u ngjit në Everest më 15 maj 2022, mori një njohje të madhe për arritjen e saj, duke u dekoruar personalisht nga Kryeministri i Nepalit. "Në një ceremoni solemne, pata mundësinë e rrallë të merrja personalisht..
Nënkampioni evropian i boksit Radosllav Rosenov fitoi një kuotë olimpike në kategorinë 63.5 kg pasi mposhti Aleksandru Paraskiv të Moldavisë në turneun..