Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në botën e çuditshme të piktores Maria Maneva

Maria Maneva i shpreh idetë e veta përmes materialeve natyrore me një lehtësi, me të cilën piktorët e tjerë përdorin furçën dhe bojërat. Dhe në qoftë se për pjesën më të madhe prej nesh guaskat e detit dhe gurrëzat e detit mbeten vetëm një kujtim nga pushimi veror, për Maria Manevën ato janë burim arti.

“Unë punoj me ngjyra krejt natyrale. Asnjëherë nuk pikturoj mbi guaskat, sepse çdo një prej tyre ka një ngjyrë shumë specifike si dhe shkëlqim. Dhe po të vendoset bojë mbi to, e gjithë kjo do të fshihet. Bukuria dhe shkëlqimi i tyre natyral spikasin me një llak pa ngjyrë, ku në këtë mënyrë krijohet efekti i dallgës së detit”-sqaron piktorja dhe jep shembull me shëtitjet buzë detit, gjatë të cilave ne nuk vëmë re guaskat të cilat shtrihen pa jetë në rërë nën këmbët tona, derisa të mos t’i lagë ndonjë dallgë: “Atëherë përpara jush zbulohet shkëlqimi i tyre i pabesueshëm. E njëjta gjë ngjan dhe këtu”.

Për piktoren e lindur në qytetin Gabrovo çdo gjë fillon, kur fati e shpie në kryeqytetin detar bullgar Varna dhe kjo paracakton rrugën e saj në art. “Jeta më solli këtu dhe Zoti më bekoi me këtë art, për të cilin unë nuk e dija se ekziston”, tregoi për Radio Bullgarinë Maria Maneva:

“Për herë të parë u afrova deri tek mozaiku detar gjatë vitit 2008 dhe deri në këtë moment nuk e dija se ekziston arti me gurrëza deti. Pas provave të mia të para përpunova një teknikë personale të përzier. Kompozicionet janë me midhje, me gurrëza, guaska me ngjyra natyrale, kurse për sfond përdor rërën, të cilën e ngjyros për një shprehi më të madhe. Në këtë mënyrë pikturat kanë një hapësirë më të madhe, një lehtësi më të madhe të shprehisë.”  

Maria pohon se në pjesën më të madhe nga pikturat e saj marrin pjesë motive me lule dhe shpendë. “Frymëzimi vjen nga vet materialet. Kur unë i mbledh ose i rendit, përpara meje del një pamje të ndonjë luleje ose ndonjë krahë të një shpendi. Mundohem që t’i rikrijoj mundësisht më afër deri tek realiteti. Punoj me format dhe ngjyrat e tyre natyrale. Me kalimin e viteve pikturat e mia bëhen gjithnjë e më precize dhe të bukura.”

Piktorja ka marrë pjesë në disa ekspozita të përbashkëta dhe vetjake. Thotë se, adhuruesi i saj më i madh dhe ndihmës është bashkëshorti i saj, kurse vajza e tyre, nxënëse e Shkollës së Arteve “Dobri Hristov” në qytetin Varna, nuk i kursen kritikat sa u përket pikturave. Në lidhje me pandeminë, e cila ndryshojë rrënjësisht jetën tonë, Maria Maneva tregon:

“Unë punova shumë aktivisht në valën e parë të pandemisë. Kjo situatë nuk ndikojë mbi psikikën time, madje qesh dhe më e mobilizuar, shumë më aktive. Sepse unë jam në një “izolim” dhe punoj vetë. Ky art kërkon që njerëzit të jenë me veten e vet dhe një pjesë të madhe të ditës unë e kaloj në punë.”

“Shpresojmë që të gjithë të gëzojmë një shëndet hyjnor, ajo e cila po ndodh tani të kalojë, këta që kanë qenë të sëmurë të shërohen, sepse shëndeti është më i rëndësishmi” - thotë piktorja, e cila e sjell detin në shtëpitë tona dhe shton: “Po kështu të ketë paqe dhe dashuri në familjet tona, më në veçanti në ditët e izolimit. Sepse roli i familjes është shumë i rëndësishëm, që të mund të jemi të fortë si shoqëri. Le t’i ndihmojmë njëri-tjetrit dhe të bëjmë vetëm mirësi!”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Haki Kan – djali që e kapërceu fatin me mirësi

“Mirësia është forca e vërtetë lëvizëse në botë dhe sa më mirë të jemi me njëri-tjetrin, aq më mirë do të jetojmë të gjithë”, thotë djali nga qyteti i Bullgarisë Jugore Kërxhali. "Unë jam Haki Kan - një shkrimtar, 29 vjeç nga qyteti Kërxhali...

botuar më 24-01-09 7.30.PD

Stefan Borgoxhijski nga Roma: Përmes gajdeve lidh dy anët e mia – atë bullgare dhe atë italiane

Ai është 24 vjeç, me origjinë nga qyteti bullgar Rakovski, por gjithë jetën e ka kaluar në Itali. Aktualisht është student në Akademinë e Muzikës “Santa Cecilia” (Accademia Nazionale di Santa Cecilia) në Romë për klarinetë, por është i dashuruar me..

botuar më 24-01-04 7.15.PD

Arritjet e bullgarëve në mbarë botën në vitin 2023

Viti 2023 që po lemë pas ishte një vit në të cilin bota u hap pas pandemisë Covid-19 dhe ndjeu nevojën e madhe dhe joshjen e mundësisë për t'u kthyer në takime t e plota me artin, kulturën, sportin dhe sferat e tjera të aktivitetit në të cilat..

botuar më 23-12-31 7.30.PD