6 kamionë me 137 tonë mbeturina – plastmasë dhe metal, janë gjetur në pikëkalimin kufitar “Kapitan Andreevo”. Ata janë ndaluar nga doganierët, sepse nuk kanë pasur dokumentet e domosdoshme. Kamionët janë me targë turke, ndërsa marrësi është një firmë bullgare. Ky është një operacion i suksesshëm i Ministrisë së Mjedisit, Policisë Kufitare dhe Agjencisë “Dogana”.
Supozoj se shoferët nuk kanë ditur se janë duke bërë krim, komentoi para BNR-së Ministri i Ekologjisë Emill Dimitrov. Autoritetet kontrollojnë nëse me kamionët e kapur edhe para kësaj janë importuar mbeturina të paligjshme.Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet në pasqyrën ekonomike të treguesve makroekonomikë të ekonomisë bullgare të Bankës Kombëtare..
Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..
63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Trend”, të porositur nga Instituti “Shoqëria e Hapur” - Sofje. Besimi te..
Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet..