Në selinë e UEFA-së në Nion u hodh shorti për eliminatoret për Kampionatin Evropian të Futbollit - Euro 2020. Skuadra bullgare është në grupin “A” bashkë me ekipet e Islandës, Hungarisë dhe Rumanisë. Rival i kombëtares bullgare do të jetë Hungaria. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Vasill Levski” në Sofje më 26 mars të vitit të ardhshëm. Në se do të mundin hungarezët bullgarët kanë shans të jenë mikpritës të ndeshjes vendimtare e cila do të jetë më 31 mars, ndërsa rivali do të jetë fituesi nga dyluftimi midis Islandës dhe Rumanisë.
Në ditën e fundit të Kampionatit Evropian të Kanotazhit, i cili këtë vit u mbajt në Szeged (Hungari), qyteti pritës ia dorëzoi “stafetën” Plovdivit, i cili do të organizojë garën më të madhe të kanotazhit në Evropë vitin e ardhshëm, 2025. Në..
Borjana Kalejn përfundoi e treta në finalen e rrethit në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Tashkent. Kështu me dy medalje bronzi – një e fituar në shumëgarëshin, ajo përfundoi pjesëmarrjen e saj në turne. Në finalen me shkopinj,..
Në Kampionatin Evropian të Boksit në Beograd, Rami Kiuan arriti suksesin më të madh të karrierës së tij dhe mundi në finale rusin Xhambullat Bizhamov në kategorinë 75 kg me votat e gjyqtarëve 3:2. Në finalen e Beogradit, Rami humbi raundin e parë,..