Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një statujë e Perëndeshës-Nënë Kibela u zbulua në Plovdiv

Foto: arkiv

Në qendrën e qytetit të dytë për nga madhësia në Bullgari Plovdiv arkeologët zbuluan një statujë prej mermeri të një perëndie prej panteonit romak, të cilën e kanë nderuar në qytetin e Filipopolit (i cili është gjendur në territorin e sotëm të Plovdivit) gjatë epokës romake. Kjo është Nëna-Perëndeshë Kibela, e cila ka ulur në një fron me dy luanë në të dyja anët. Statuja është pa kokë dhe ka gjurma zjarri. Është gjetur në shtresën e Antikitetit të vonshëm nga fillimi i shekullit IV, kur krishterimi u përhap në trojet tona dhe filloi asgjësimi i monumenteve të tilla pagane. Prandaj koka e statujës mungon, shënojnë arkeologët. Kibela është nëna e mbretit legjendar Midas dhe është nderuar në pjesa të mëdha të Azisë së Vogël dhe Trakisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ceremoni me fishekzjarrë në qytetin e Vracës në kujtim të Hristo Botevit

Trupat e ushtrisë bullgare do të marrin pjesë në aktivitetet solemne në kujtim të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, të cilat do të mbahen në të gjithë vendin. Më 1 qershor do të..

botuar më 24-06-01 5.05.PD

Për 75% të fëmijëve, prioritet në arsim duhet të jenë aftësitë për jetën

Deri më 31.12.2023, në Bullgari ka 1 104 198 fëmijë nën moshën 17 vjeç, ose 17,1% e popullsisë së përgjithshme. Këtë e tregojnë të dhënat e përgatitura nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe UNICEF-i i Bullgarisë, me rastin e 1 qershorit –..

botuar më 24-05-31 8.05.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në zona të izoluara, kryesisht në gjysmën veriperëndimore të vendit do të ketë reshje shiu afatshkurtra me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri..

botuar më 24-05-31 7.20.MD