Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do t’i sjellë numri 13 fat të mirë centralit atomik “Belene”?

Briefing i Ministres Temenuzhka Petkova për centralin atomik “Belene” në godinën e Ministrisë së Energjetikës. Në fotografi janë drejtori ekzekutiv i Holdingut Bullgar të Energjisë Zahklen Koen, Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova dhe drejtori ekzekutiv i Kompanisë Elektrike Kombëtare Ivan Jonçev
Foto: BGNES

Ditën e martë 13 firma parashtruan kërkesa në Sofje për pjesëmarrje në realizimin e projektit për centralin e dytë atomik “Belene” në bregun e lumit Danub. Brenda një afati prej 90 ditësh ekspertë bullgarë do të analizojnë ofertat dhe do të thonë se cilët prej kandidatëve do të përfshihen në listën e shkurtër të firmave që do të zhvillojnë bisedime konkrete, bisedime të cilat duhet përfunduar pas rreth një viti.

Projekti për centralin e dytë atomik elektrik bullgar është rreth 40 vjeçar dhe peripecitë rreth tij ngjajnë me një sagë të vërtetë. Pasi gjatë socializmit ai nuk filloi për shkak të borxheve të shtetit, kapaciteti i ri energjetik u bë përsëri aktual në vitet e demokracisë. Mirëpo, edhe në këto kushte ai nuk kishte fat të mirë. Ndërtimi fillonte dhe ndalonte, madje pas zhvillimit të një referendumi kombëtar në vitin 2012 Parlamenti i vendosi veto projektit. Në vazhdim të disa viteve projekti i filluar gradualisht u shndërrua në një shesh gjigant ndërtimi të braktisur dhe të harruar nga të gjithë.

Mirëpo, në një moment autoritetet në Sofje kuptuan se në këtë vend ndërtimi janë investuar rreth një miliard euro dhe se këto mjete nuk duhet të humben. Akoma më tepër se një prej qeverive të shumta bullgare i kishte pororsitur kompanisë ruse “Atomstrojeksport” për të prodhuar dy reaktorë atomikë nja 1000 megavate me vlerë 600 mln euro. Në përputhje me kontratën prodhuesi rus i përpunoi reaktorët dhe ia dorëzoi Bullgarisë, megjithë veton e Parlamentit. Kështu doli se vendi disponon reaktorë atomik, të cilat nuk mund të montohen, sepse në sheshin e ndërtimit nuk punohet. Pas bisedimeve të gjata dhe të vështira dhe pas një arbitrazhi autoritetet bullgare ua paguan rusëve më një pakënaqësi të madhe paratë për pajisjen e marrë, pajisje kjo e cila aktualisht është vendosur e paketuar në një depo. Kjo, siç duket, nuk mund të vazhdonte, sepse mjetet e paguara për projektin e ngrirë arritën shumën e madhe prej 2 mlrd eurosh. Atëherë erdhi ndihma e shkencëtarëve nga Akademia Bullgare e Shkencave, të cilët duhej të thonin a duhet të ndërtohet centrali i ri apo jo? U kërkuan edhe klientë eventualë për reaktorët rusë, por pa sukses të madh.

Në fund të fundit vetoja u anulua në vitin 2018 dhe në Sofje morën vendim për rifillimin e projektit për ndërtimin e centralit, por pa u investuar mjete publike. Prandaj iu drejtuan ftesa kompanive të mëdha nga dega atomike, të cilat të bëhen investitorë strategjikë në central, por pa ndihmë shtetërore. Tani këto firma u shpallën publikisht dhe numri i tyre – gjithsej 13, i befasoi autoritetet në mënyrë të këndshme. A do t’i sjellë numri 13 fat të mirë centralit atomik “Belene”? Ende është herët të japim përgjigje, por shpresat janë të mëdha dhe në shikim të parë të justifikuara. Shtatë kompani, ndër të cilat dy krejtësisht bullgare, njëra – e regjistruar në Gjermani dhe një tjetër bullgare me pjesëmarrje çeke, janë kandidatë për invetsitorë strategjikë në centralin atomik “Belene”, bëri të ditur Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova. Ndër ta bëjnë përshtypje emrat e investitorëve shumë të autoritetshëm potencialë në sektorin bërthamor – kompania ruse “Rosatom” (pa të nuk mund të bëjmë asgjë, sepse në fund të fundit ajo i ka prodhuar reaktorët), Korporata Kombëtare Kineze CNNC, Korporata Hidro dhe Bërthamore (Korea Hydro & Nuclear Power Co.) etj. Si furnizues të pajisjeve dhe pjesëmarrës në strukturimin financiar të projektit, i cili nuk duhet të tejkalojë 10 mlrd euro, premtojnë të përfshihen amerikanët nga General Electric dhe francezët nga Framatome, ndërsa Maqedonia e Veriut shfaq interes ndaj pjesëmarrjes minoritare dhe blerjes së rrymës elektrike nga centrali i ardhshëm bullgar, gjë që është një hap drejt realizimit të idesë së Kryeministrit bullgar Bojko Borisov për shndërrimin e centralit në një projekt ballkanik. Në këtë kontekst edhe Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova tha se “projekti i centralit atomik “Belene” është i rëndësishëm për tërë regjionin”.

Është vështirë të thuhet nëse projekti i centralit atomik “Belene” do të realizohet në të vërtetë, sepse përveç për para, bëhet fjalë edhe për gjeopolitikë. Nuk është shumë e qartë se çfarë do të thonë në Bruksel dhe në Evropën Perëndimore, si dhe përtej oqeanit, për një central eventual atomik kinez, ose rus në Bullgari, e cila anëtare e NATO-së dhe e BE-së.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të rinjtë bullgarë kërkojnë një punë me pagë mbi 4300 leva neto (rreth 2200 euro)

45% e të rinjve në Bullgari preferojnë të punojnë për një punëdhënës bullgar, sipas një sondazhi përfaqësues kombëtar të kryer në maj nga agjencia e sondazheve të marketingut në internet JTN dhe Bulgaria Wants You (një platformë që synon të ofrojë..

botuar më 24-06-13 4.46.MD

Banka Botërore ul parashikimin e saj për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto bullgar me 0.3%.

Banka Botërore parashikon një përmirësim më të përmbajtur të rritjes ekonomike të Bullgarisë këtë vit dhe në vitin 2025. Në raportin e fundit “Perspektiva Ekonomike Globale”, institucioni pret një përshpejtim të lehtë të rritjes së PBB bullgar nga..

botuar më 24-06-12 10.27.PD

Në fillim të vitit 2024, ekonomia raporton rritje të dobët me rënie të importeve dhe eksporteve

Në tremujorin e parë të vitit 2024, produkti i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 1.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Parashikimet e para ishin për një rritje prej 1.7%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. PBB e..

botuar më 24-06-07 11.56.PD