Notari 31 vjeçar Canko Cankov notoi Gjirin e Burgasit nga kepi Emine deri te kepi Maslen nos në Detin e Zi. Ai startoi më 17 korrik në orën 6:20 dhe 14 orë, 24 minuta e 34 sekonda më vonë arriti pikën e fundit. Distanca e kësaj maratone në ujëra të hapura është 44.702 kilometra dhe është më e gjatë se sa ajo e kanalit të La Manshit midis Francës dhe Britanisë së Madhe. Arritja e notarit të ri bullgar është distanca më e gjatë e notuar në akuatorinë e Detit të Zi.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..