Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

182 vjet nga lindja e revolucionarit Vasill Levski

Foto: BGNES

Me veprimtari të ndryshme në Bullgari shënohet përvjetori i 182-të i lindjes së Apostullit të Lirisë Vasill Levski. Në një ceremoni para monumentit të tij në Parkun e Borisit kryetarja e Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva caktoi Levskin si apostull, iluminist, shenjtor, ekuivalent i ndërgjegjes, ligjshmërisë, bashkimit me Perëndinë, me fisin dhe me mëmëdheun. Secili duhet të zbulojë kuptimin dhe forcën e amaneteve të Apostullit Levski, theksoi në fjalimin e vet Nënpresidentja Ilijana Jotova. Në qytetin e lindjes së revolucionarit Karllovo, ku do të organizohen kremtimet më të mëdha, tashmë mbërritën pjesëmarrësit në marshimin “Nëpër gjurmët e Apostullit”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shumica e mbështet demokracinë, por ka pikëpamje kontradiktore për të

63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Trend”, të porositur nga Instituti “Shoqëria e Hapur” - Sofje. Besimi te..

botuar më 24-05-17 11.37.PD

Gjykata Kushtetuese konfirmoi ndërprerjen e koncesionit të terminalit “Rosenec”

Gjykata Kushtetuese e refuzoi kërkesën e presidentit Rumen Radev për të vërtetuar se ndërprerja e koncesionit të terminalit të naftës “Rosenec” bie ndesh me ligjin themelor. Vendimi i magjistratëve u mor njëzëri nga 10 gjyqtarët pjesëmarrës, thuhet..

botuar më 24-05-17 11.14.PD

Parashikimi i motit për 17 majin 2024

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i vranët, me reshje të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje rreth 8°. Të premten do të ketë reshje shiu në zona të izoluara. Pasdite vranësitë në shumë rajone do të..

botuar më 24-05-16 7.20.MD