Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një alpinist bullgar ngjiti majën Gasherbrum 2

Atanas Skatov
Foto: arkiv personal

Alpinisti bullgar Atanas Skatov ngjiti majën Gasherbrum 2 me  lartësi 8035 metra në malin Karakorum – Pakistan. Kjo është tetë-mijëshja e nëntë për bullgarin 41 vjeç dhe e tretë për të për këtë stinë. Më 15 maj ai ngjiti majën e tretë për nga lartësia në planet K Kangchenjunga /8586 metra/, kurse më 12 korrik - Gasherbrum 1 /8080 metra/. Qëllimi i Skatovit është të mund të arrijë të ashtuquajturën Kurorë Himalaje - një çmim, i cili u jepet të gjithë atyre të cilët kanë ngjitur të gjithë 14 tetë-mijëshet në planet. Deri tani ai ka shkelur në 9 tetë-mijëshe.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fëmijët lyejnë vezët e Pashkëve për bamirësi

Të Enjten e Madhe, Mitropolia e Sofjes organizon lyerjen tradicionale të vezëve të Pashkëve për fëmijët e shkollave dhe kopshteve të kryeqytetit në sheshin “Shën e Diela”. Festa do të vazhdojë me një procesion litanie drejt kishës “Shën Sofija”...

botuar më 24-05-02 11.56.PD

Kabineti teknik anuloi vendimin për ndërtimin e një spitali privat

Këshilli i Ministrave anuloi vendimin për krijimin e spitalit të përgjithshëm privat “Mama dhe unë” në Sofje, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Kjo ndodhi pasi kryeministri në detyrë Dimitar Glavçev urdhëroi që vendimi të revokohet. Ai do të..

botuar më 24-05-02 8.44.PD

Një ekspozitë ndërkombëtare në Sofje u bën thirrje bullgarëve të votojnë

Më 2 maj në Sofje, në zonën e parkut të Pallatit Kombëtar të Kulturës hapet ekspozita ndërkombëtare "Dil dhe voto" e studios krijuese globale për ndikim social Fine Acts, e mbështetur nga Zyra e Parlamentit Evropian në Bullgari. Ideja e ekspozitës..

botuar më 24-05-02 7.35.PD