Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Mbushen tre vjet nga prova për grusht shtet në Turqi

Foto: ReutersMë 15 korrik mbushen tre vjet nga orvatja për grusht ushtarak në Turqi bërë në vitin 2016. Me ide të presidentit Rexhep Erdogan, data u shpall festë kombëtare me emrin “Dita e demokracisë dhe unitetit kombëtar”. Duke iu dhënë rezistencë trazirave vdiqën 251 veta ndërsa më se 2 200 u plagosën. Pas shuarjes nga puna u larguan nga puna më se 130 000 veta, me akuzë kryesisht për përkrahje të lëvizjes së predikuesit Fethullah Gylen i cili u tregua si organizator i grushtit. U  mbyllën shumë shkolla private, universitete, më se 40 televizione dhe radiostacione, 70 gazeta, pothuajse 1 800 shoqata. 

Turqia ndërmori një operacion antiterrorist në Irak

Foto: Anadolu AjansıMinistria e Mbrojtjes e Turqisë shpalli, se nisi një operacion të ri antiterrorist në Irakun Verior me emrin e koduar “Putër-2“ (Pençe-2). U goditën objekte të Partisë Punëtore Kurde e cila është shpallur terroriste. U shfrytëzua artileria, helikopterë dhe aeroplanë pa pilotë. Më 27 maj filloi operacioni “Putër-1“ (Pençe-1). Autoritetet turke thonë, se brenda tij u asgjësuan 61 terroristë.

Cipras insiston që partia SIRIZA të transformohet në lëvizje

Foto: EPA/BGNESIsh kryeministri i Greqisë dhe lider i Partisë SIRIZA Aleksis Cipras bëri apel për “transformimin” e partisë në një lëvizje më të gjerë, në të cilën të hyjnë të gjitha forcat “përparimtare dhe demokratike”. Ai siguroi, se një ndryshim i tillë nuk do të thotë “ndrrim të ideve të deritanishme” por do të ndihmojë që SIRIZA të kthehet në “një parti të masave” dhe në “zërin kryesor të forcave progresive të vendit”.

Përdhunuan varre ortodokse në Kosovë

Foto: rtg.rsNë një moment të tensionit në rritje midis Beogradit dhe Prishtinës, ditën e diele u njoftua se në një varrezë ortodokse serbe në Kosovë u shembën më se 20 pllaka përkujtimore. Beogradi e caktoi këtë vandalizëm si një ilustrim i “ideologjisë së urrejtjes”. Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë gjithashtu dënoi këtë akt barbar dhe nguli këmbë që autoritetet kosovare të ndërmarrin hapa për hetim.

Presidenti shqiptar hyri në konflikt me Akademinë Kombëtare të Shkencave

Foto: gsh.alPresidenti i Shqipërisë Ilir Meta refuzoi të nënshkruajë dekretin për emërimin e Skënder Gjinushit kryetar të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Udhëheqja e Akademisë tha, se refuzimi është në kundërshtim të ligjit dhe e vendos akademinë në rrugë pa dalje, sepse Gjinushi u zgjodh në mënyrë legjitime nga Asambleja e Akademisë. Një nga motivet për këtë refuzim të zotit Meta është fakti, se zoti Gjinushi ishte kryetar i një partie politike në kohën, kur ishte anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, gjë që është e paligjshme. Akademiku Gjinushi ishte kandidati i vetëm për postin e kryetarit dhe u zgjodh me 35 vota “pro” dhe vetëm 6 “kundër”.

Përpilues: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Bullgarët nuk janë ndër entuziastët për votën evropiane

Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet evropiane. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në to është më e ulët në krahasim me vitin..

botuar më 24-04-17 8.59.PD

Kujt dhe si i lëshohet Karta Blu e BE-së për të drejtën e punës në Bullgari?

Radio Bullgaria, si program i BNR-së, i botuar në 11 gjuhë, ka një audiencë të shpërndarë në gjashtë kontinente. Një pjesë e saj ka një qëndrim të veçantë ndaj vendit tonë dhe dëshiron të mësojë më shumë për historinë, kulturën, traditat dhe të..

botuar më 24-04-17 7.30.PD

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD