Më 12 korrik kur mbushen 155 vjet nga lindja e mendimtarit bullgar Petër Dënov, në Shtëpinë e Kulturës të Plovdivit do të organizohet koncert, kushtuar Mësuesit. Në të do të marrin pjesë kori ndërkombëtar “Videlina” dhe kori “Laboratori muzikor për njeriun”. Ngjarja është pjesë e programit të Kryeqytetit Evropian të Kulturës 2019 dhe është projekt i “Vëllazërisë së Bardhë” dhe asociacionit “Vidia Projekt”. Me këtë rast në Bullgari po ndodhen 110 veta nga tërë bota, për t’i kënduar në gjuhën bullgare këngët e Mësuesit dhe për të vizituar vendet e lidhura me historinë e “Vëllazërisë së Bardhë”.
Koncerti është pjesë e turneut të quajtur “Burimi i gjallë”, që ka filluar në qytetin detar Varna, ku Petër Dënov ka mbajtur leksionin e tij të parë dhe është takuar tre nxënësit e tij të parë. Atje ai ka organizuar tubimin e parë të “Vëllazërisë së Bardhë. Shkolla e “Vëllazërisë së Bardhë” më parë “shkel” në Francë dhe që prej andej idetë e saj shpërndahen në tërë botën. Kudo në rruzull, ku ka ithtarë të Petër Dënovit, ata vallëzojnë vallen e quajtur “Panevritmia”, kurse këngët dhe lutjet janë në gjuhën bullgare.
Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..
Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe . Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..
Në vitet e para të demokracisë, një familje nga Plovdivi u shpërngul në Çikago për të krijuar një biznes që lidhet me ndjesinë më të rafinuar që përcillet jo vetëm te gishta t , por edhe te shpirt i njerëzor. Sepse të jesh një lutier..