Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndryshimi i modelit të financimit të partive provokoi mosmarrëveshje të reja në jetën tonë politike

Pak pas zgjedhjeve evropiane dhe rreth tre muaj para zgjedhjeve vendore gjatë vjeshtës në Bullgari ideja për ulje drastike të financimit të partive përsëri është në rendin e ditës. Arsyeja konkrete erdhi nga një kontrollim financiar, pas të cilit u bë e qartë se jo vetëm partitë e përfaqësuara në parlament, por edhe ato që nuk kanë deputetë në Kuvend kanë marrë subvencione më të larta se sa janë ato të përcaktuara me ligj d.m.th. 13 leva (6,5 euro) në vend të 11 levave (5,5 euro) për secilën votë të marrë në zgjedhjet e fundit parlamentare. Ministria e Financave botoi një listë, sipas së cilës më shumë para nga subvencionet partiake kanë marrë GERB /5,7 mln. lv./, Partia Socialiste Bullgare /4,3 mln./ dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /1,6 mln./ Kuvendi vendosi se paratë e marrë në kundërshtim me ligjin, duhet të kthehen deri në vitin 2020 dhe kështu filluan diskutimet për pakësimin e financimit të partive politike me mjete buxhetore.

Në fakt kjo ide ishte linçuar akoma në vitin 2015 nga shoumeni Sllavi Trifonov në referendumin e organizuar prej tij dhe atëherë ajo mori përkrahjen e 2,5 mln. votuesve. Ky referendum nuk arriti pragun minimal të pjesëmarrjes dhe prandaj ndryshimi ligjor nuk u bë fakt atëherë. Në vitin 2015 partia qeverisëse GERB ishte kundër uljes së financimit, por gjatë qershorit të këtij viti pozita e saj u ndryshua dhe bile ishte përkrahur dhe ideja e Lëvizjes për të Drejjtat dhe Liritë për dritë jeshile për financimin e pakufizuar të partive nga biznesi dhe personat privatë. Sipas partisë më të madhe opozitare – Partia Socialiste Bullgare (BSP) kjo e fundit është “sulm kundër arritjeve themelore të demokracisë bullgare”, kurse disa analistë paralajmëruan se momenti nuk është i përshtatshëm për ndryshimin e modelit të financimit partiak. Pavarësisht nga kjo në fillim të qershorit me përkrahjen e GERB-it, Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, formacioneve  “Ataka” dhe “Volja” Kuvendi miratoi projektligjin për ndryshme në buxhetin shtetëror për 2019, sipas të cilit subvencionet për partitë pakësohen nga 11 leva deri më 1 levë për çdo një votë. BSP-ja nuk ishte kundër uljes së financimit, por jo deri më 1 levë, sepse sipas partisë kështu lejohen ndërhyrjet e interesave të mafiozëve në politikë. Analogjike ishte pozita e formacioneve VMRO dhe NFSB (Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë), të cilat janë pjesë e koalicionit në pushtet.

Mosmarrëveshjet për këtë temë zbuluan një vijë të re ndarëse në jetën politike të Bullgarisë. Ndryshimi i modelit të financimit ishte bërë sipas propozimit të Lëvizjes opozitare për të Drejtat dhe Liritë. Ai ishte përkrahur nga vetëm njëri partner në koalicionin “Patriotët e Bashkuar” – “Ataka”. Dy të tjerët VMRO dhe NFSB mbetën përtej kësaj vije – bashkë me socialistët.

Kundërshtimet kapërcyen kufijtë e Bullgarisë, sepse Partia Socialiste Bullgare kontestoi ndryshimin me letra drejtuara Komisionit Evropian, Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në PE, Partisë së Socialistëve Evropianë, ambasadorëve të SHBA-së dhe të shteteve të BE-së në Bullgari. Në këtë letër BSP-ja alarmon se vendimi për financim aq të vogël shtetëror ndryshon tërësisht kushtet e funksionimit të sistemit politik tek ne. Negativ është edhe qëndrimi i organizatës joqeveritare “Transparenca pa Kufij”, sipas së cilës financimi i partive nga biznesi do të sjellë shumë fenomene të këqija.

Para zgjedhjeve vendore më 27 tetor dhe 3 nëntor zgjedhësit bullgarë ndodhen në situatën e një ndryshimi që akoma nuk dihet se si do t’i ndryshojë kushtet politike. Para tre vjetëve rregullat e demokracisë së drejtpërdrejtë nuk lejuan miratimin e tij, pavarësisht se mori përkrahjen e 2,5 milionë bullgarëve. Por tani ndryshimi u bë në përputhje me rregullat e demokracisë përfaqësive me vetëm 119 vota “pro” në Kuvend, ku numri i përbashkët i deputetëve që votuan ishte 206.

Se si do t’i ndikojë kjo rezultatet e zgjedhjeve gjatë vjeshtës, akoma nuk mund të thuhet, por me siguri humbësit do t’i akuzojnë rivalët e tyre për blerjen e votave.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Daniell Mitov

Daniell Mitov refuzoi postin e ushtruesit të detyrës së ministrit të jashtëm

Përderisa presidenti nuk nxjerr dekret, ministrat e vjetër po i kryejnë detyrat e tyre, komentoi ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev duke dalë nga Presidenca. Pas një takimi të shkurtër me presidentin Rumen Radev Gllavçev tha: "Nuk..

botuar më 24-04-19 12.12.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: Nuk e propozova Daniell Mitovin ministër të jashtëm

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi se nuk ishte ai që propozoi që zëvendëskryetari i partisë Daniell Mitov të bëhet ushtrues detyre i ministrit të jashtëm. Sipas tij, Mitov me të vetëm u koordinua nëse do ta pranojë këtë post. “Nuk dua dhe..

botuar më 24-04-18 4.16.MD
Bojko Borisov

GERB i bëri thirrje PP-DB dhe DPS të marrin përgjegjësinë për qeverinë e përkohshme

Filozofia e Kushtetutës u bë ashtu, që tri partitë GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) të mbajnë përgjegjësinë për zgjedhjen e një qeverie të përkohshme. Kolegët të mos..

botuar më 24-04-17 11.26.PD