Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në ditët e Pashkës në krahinën e qytetit Vidin i nderojnë të vdekurit me valle përkujtimore

Këmbët ecin rëndë, të bllokuar në ritmin e bezdisshëm të motiveve të cilët rëndojnë, ngjeshin. Rreth zjarrit, të kapur dorë më dorë, burra dhe gra luajnë valle, kurse të vdekurit janë të pranishëm krahas me të gjallët në ditën e dytë nga Ringjallja.

Që nga kohërat më të lashta, banuesit e fshatrave rreth qytetit Vidin – Vojnica, Gëmzovo, Gradec, Rabrovo kapen për të luajtur të ashtuquajturën valle përkujtimore, ose valle për të vdekurit, që të mund të nderojnë të vdekurit që në periudhën e Pashkës së kaluar e këtej, por dhe që të mund të ndiejnë frymën e të vdekurve të vet. Rreth manastirit shkëmbor mesjetar në vendbanimin Allbotin, ata luajnë një vallëzim riti, duke besuar se çdo një njeriu i cili ka vdekur dhe ka kaluar në përjetësi, duhet t'i “dhurohet” një valle.

"Ky është një rit, i cili kryhet në të ashtuquajturin Bri i Artë rreth qytetit Vidin - fshatrat nëpër rrjedhën e lumit Danub, në të cilat njerëzit shëtisin me portretet e të afërmve të tyre, të cilët kanë vdekur gjatë vitit – tregon gazetari Stefan Xhambazov, i cili ka xhiruar bashkë me djalin e vet David filmin dokumentar “Vallja e të vdekurve”. Atëherë, luhen valle të ngadalta dhe të afërmit e të vdekurve u dhurojnë bashkëfshatarëve të vet me vezë pashke, rroba, ushqim dhe verë. Por, përkujtimi i tyre nuk është me të qara, me qenë se mendohet se ata të cilët kanë ikur nga kjo botë po kështu janë të pranishëm në festë dhe në këtë ditë bota e të gjallëve lidhet me botën e të vdekurve. Ata bile i vënë fotografitë e të vdekurve nëpër dritaret e shtëpive të veta, që të shikojnë jashtë."

Vallet përkujtimore lidhen me praktikat e lashta dhe luhen me hapa të ngadaltë kundër akrepave të sahatit. Legjenda  çon drejt fiseve trake, të cilët i kanë varrosur të vdekurit e vet me këngë dhe hare dhe mbase të parët e kanë krijuar traditën për “dhurimin” e valles. Sepse del se që prej kohe njerëzit e përfytyrojnë botën e përtejme të ngjashme me jetën tokësore.

"Kjo traditë është e shpërndarë më shumë në fshatrat e vllahëve, kurse vllahët janë të njohur me nderimet e veta drejtuar botës së përtejme. Për ta nuk ka një kufi të shprehur qartë midis të dyja botëve", thotë në film etnografja Desisllava Bozhidarova.

Jo rastësisht vllahët e quajnë veten trakë të romanizuar, prandaj dhe besojnë në jetën e përtejme dhe e përcjellin të vdekurin me sendet e tij më të shtrenjta, nganjëherë dhe me televizor. Disa prej tyre e realizojnë ritin akoma për së gjalli – mbledhin të afërmit në tavolinë, prifti e bekon ushqimin, këndon lutje dhe që të gjithë, pa “protagonistin” hanë dhe pinë. Kurse disa të tjerë ngrenë monumentin e vet përkujtimor derisa akoma janë në këtë botë.

"Mjerisht, ky rit gjithnjë e më shumë po zhduket, sepse autoritetet vendase nuk e përkrahin. Krahina e Vidinit po vazhdon të ç’popullohet, por dhe vetë njerëzit nuk interesohen kaq – thotë Stefan Xhambazov. Derisa një kohë tradita ka qenë shumë e përhapur dhe në manastirin Allbotin në afërsi me çezmën Hajduk janë takuar fise të shumta. Në ditën e parë nga Pashka ata e kanë bërë ritin në fshatrat e veta, kurse në ditën e dytë janë mbledhur, që t'i “darovisin” njerëzit, dhe është bërë diçka si tubim. Gjatë viteve të fundit, vallet përkujtimore zëvendësohen prej shfaqjeve amatore, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me traditën. Dhe kështu shkon drejt ikjes kjo lidhje e shpëtuar gjatë viteve midis jetës dhe vdekjes, midis botës së sotme dhe asaj të kaluar, midis qiellit dhe tokës – kjo traditë e lashtë, filozofike, pagane por dhe e lidhur me krishterimin, sipas së cilës në ditën e Ringjalljes, të vdekurit dhe të gjallët mblidhen bashkë dhe nisen bashkërisht."

Dhe pavarësisht se neglizhenca dhe mohimi ynë të marrin me vete dhe traditat e fundit të trashëguara nga lashtësia, përderisa nëpër tokat e Vidinit ecën sikurse dhe vetëm një dëshmitar i gjallë, ai do të vazhdojë të predikojë atë që është thënë dhe treguar në film: "Në krahinën tonë jetojmë më shumë për të vdekurit, tek ne çdo një festë ne e bëjmë për ta. Dhe në vend që të gëzohemi se tani është Pashkë dhe se Krishti është ringjallur, ne luajmë valle për të vdekurit. Ne kthejmë anën tjetër dhe kapemi për dore në valle – vallëzojmë dhe qajmë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Një bullgar u mëson fëmijëve në Ugandë këngë dhe valle popullore bullgare

Nxënësit në Ugandë mësojnë të këndojnë këngë bullgare dhe të luajnë vallet tona popullore. Kjo falë Daniell Delibashevit, i cili krijoi një shkollë në vendin afrikan dhe ndihmon fëmijët vendas. Ai u dekorua nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës,..

botuar më 24-06-02 8.35.PD
Foto: Kopshti i Fëmijëve

Një urë drejt së mirës - shembulli i mirë nga një kopsht bullgar

Qyteti i Breznikut, vendlindja e mbretit kombëtar të të qeshurit të hidhur Stojan Milenkov ,  ndodhet në Bullgarinë Perëndimore dhe është i treti më i madh në rrethin e Pernikut. Sipas të dhënave të fundit që nga marsi 2024, atje jetojnë 3 762..

botuar më 24-06-01 9.05.PD
Shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep

Shtëpia e Dimitër Talevit nuk është monument kulture

Shtëpia e lindjes së shkrimtarit Dimitër Talev në Prilep nuk është pjesë e trashëgimisë kulturore të mbrojtur, thuhet në qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut. Deklarata vjen një ditë pasi qeveria bullgare udhëzoi..

botuar më 24-05-31 1.19.MD